Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Sa herë duhet të humbë kryetari i partisë që të jap dorëheqjen? Bardhi: Në statutin e PD, s’ka rregulla…

Sa herë duhet të humbë kryetari i partisë që të jap dorëheqjen? Bardhi: Në statutin e PD, s’ka rregulla…

18:59, 18/11/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, i ftuar në emisionin Task Force nga moderatorja Sonila Meço, u pyet se sa herë duhet kryetari që të humbë, që të japë më tej dorëheqjen.

Bardhi thekson se në statutin e PD-së nuk ka rregulla të qarta, që përcaktojnë se nëse kryetari humb, duhet të japë dorëheqjen.

Gazmend Bardhi: Në statutin e PD nuk ka rregulla sesa herë duhet të humbë zgjedhjet kryetari që të ikë. Një kryetar partie duhet të mbajë përgjegjësi para anëtarëve të partisë, qoftë kur humb, qoftë kur fiton.

Basha e ka mbajtur këtë përgjegjësi dhe është votëbesuar nga më shumë se 80 përqind të anëtarëve të Partisë Demokratike. Çdokush tjetër që mendon ndryshe është pakicë dhe pakica nuk imponohet dot ndaj shumicës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco