Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Sonila Meço: Në Gjykatë keni statutin e 2018! Bardhi e mohon. Koka: Kryesia e paligjshme

Sonila Meço: Në Gjykatë keni statutin e 2018! Bardhi e mohon. Koka: Kryesia e paligjshme

18:32, 18/11/2021
A+ Aa A-

'Task Force' në Syri Tv u përfshi nga debatet mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, moderatores Sonila Meço dhe drejtuesit të Syri Tv, Bledian Koka. 

Meço iu drejtua Bardhit duke i kujtuar se në Gjykatë PD ka të regjistruar statutin e vitit 2018.  

"Sot në Gjykatë më rezulton që është ai i vitit 2018. I cili parashikon që në Kryesi ka dy nën kryetarët dhe vetëm 4 sekretarë", tha Meço. 

Bardhi e mohon një gjë të tillë. "Statuti i miratuar në 17 korrik 2021. Ndryshimet statutore depozitohen në gjykatë për t'u pasqyruar në regjistrin e partive politike nëse ka ndryshim të atyre elementëve që shënohen në regjistrin e partive politike", theksoi ai. 

Nuk munguan as replikat mes Bledian Kokës dhe Gazment Bardhit. Koka tha se një gjë e tillë ve në dyshim ligjshmërinë e Kryesisë me të cilën Basha mori vendimin për shpalljen e Kuvendit në 18 dhjetor.

"Dhe nëse kjo ligjërisht nuk është e rregullt, atëherë nisma juaj për të organizuar Kuvendin e 18 dhjetorit është e paligjshme", u shpreh Koka.  

"Në Gjykatë regjistrohen ato të dhëna që ka regjistri partisë, sa herë a ndryshime, paraqitet kërkesa për azhornimin e informacioneve. Çdo statut i miratuar nga Kuvendi Kombëtar i PD depozitohet në Gjykatë, edhe nëse nuk ka ndryshim të emrit, logos, nuk është i detyrueshëm për t'u regjistruar, sepse hyn në fuqi në momentin e miratimit nga Kuvendi Kombëtar", u përgjigj Bardhi duke mosqenë i sigurt nëse statuti i ri është regjistruar në Gjykatë apo jo. 

Pjesë nga debati në studio

Gazment Bardhi: Për 4200 firmat duhet të ndiqeshin procedurat që parashikon statuti, dhe jo të kyçeshin në kasafortën e zotit Paloka. Kyçje do të thotë të mos ndjekësh procedurën. Jo në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Po flas me fjalët e Flamur Nokës, se si ndiqet në këtë rast procedura. Në PD, çdo kërkesë, nga institucionet, anëtarët e partisë, depozitohen në zyrën e protokollit të PD. Secila kërkesë regjistrohet në regjistrin dhe ruhet në arkivën e PD. Më pas i kalon për shqyrtim Kryesisë së PD. E parashikon statuti i vitit 2021, i regjistruar në Gjykatë. 

Sonila Meço: Sot në Gjykatë më rezulton që është ai i vitit 2018. I cili parashikon që në Kryesi ka dy nën kryetarët dhe vetëm 4 sekretarë. 

Gazment Bardhi: Është e pavërtetë. 

Sonila Meço: Gjë e cila të gjithë këtë procedurë do ta bënte të dyshimtë, sepse shumica në Kryesi do të lëvizte në numra, kemi katër nënkryetarë dhe shumë sekretarë. 

Gazment Bardhi: Në Gjykatë regjistrohen ato të dhëna që ka regjistri partisë, sa herë a ndryshime, paraqitet kërkesa për azhornimin e informacioneve. Çdo statut i miratuar nga Kuvendi Kombëtar i PD depozitohet në Gjykatë, edhe nëse nuk ka ndryshim të emrit, logos, nuk është i detyrueshëm për t'u regjistruar, sepse hyn në fuqi në momentin e miratimit nga Kuvendi Kombëtar. Gjatë periudhës që jam Sekretar i Përgjithshëm jam kujdesur për të depozituar kërkesë për të çuar statutin e ri. Ajo që është e vërtetë e pamohueshme, që rregullat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar nuk kanë ndryshuar nga viti 2009. 

Sonila Meço: Është statuti i 2018 apo i 2021?

Gazment Bardhi: Statuti i miratuar në 17 korrik 2021. Ndryshimet statutore depozitohen në gjykatë për t'u pasqyruar në regjistrin e partive politike nëse ka ndryshim të atyre elementëve që shënohen në regjistrin e partive politike. 

Bledian Koka: Kur e keni regjistruar?

Gazment Bardhi: Para disa muajsh, nuk e kujtoj shumë mirë, por nuk ka rëndësi kjo.

Bledian Koka: Jo, ka rëndësi sepse po flasim për ligjshmërinë e Kryesisë me të cilën ju morët vendimin për shpalljen e Kuvendit. Dhe nëse kjo ligjërisht nuk është e rregullt, atëherë nisma juaj për të organizuar Kuvendin e 18 dhjetorit është e paligjshme. 

Gazment Bardhi: Statuti i PD është i miratuar nga Kuvendi Kombëtar i PD në 2021 dhe ka hyrë në fuqi ditën e miratimit. Të tjerat janë të panevojshme. Jemi përpara një situate të pastër dhe krejtësisht të padyshimtë. Me kërkesë të kryetarit të PD, siç e përcakton statuti i PD, Kryesia e partisë ka thirrur mbledhjen e Kuvendit në datën 18 dhjetor. Gjatë këtyre dy muajve kemi patur një kërkesë të vazhdueshme nga një pjesë e vogël brenda PD, që të mblidhej Kuvendi i PD. 

Bledian Koka: Të cilën e keni njoruar vazhdimisht. 

Gazment Bardhi: Jo, nuk e kemi injoruar. 

Bledian Koka: I keni deklaratat publike. 

Sonila Meço: Nesër do të bëjmë verifikimin çfarë është depozituar në Gjyatë. Nëse janë depozituar këto ndryshime në Gjykatë dhe kur. 

Gazment Bardhi: E drejta juaj. Dhe s'ka asnjë efekt kjo mbi çështjen që po diskutojmë. 

Sonila Meço: Te ligjshmëria e kemi. 

Bledian Koka: Na e lini neve, pastaj nëse doni na kundërshtoni, nëse doni edhe me padi... 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco