Në vitin e 9 si kryeministër, Rama vazhdon me ‘fajin e ka Saliu’

Në vitin e 9 si kryeministër, Rama vazhdon me ‘fajin e ka Saliu’

18:25, 18/11/2021
A+ Aa A-

Edi Rama duket se nuk ka të ndalur në mashtrimet e tij publike ndaj shqiptarëve, duke ia faturuar të gjitha dështimet e tij në qeverisje, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në vitin e nëntë si kryeministër, për Ramën ‘fajin e ka Saliu’ edhe pse mjekët janë larguar masivisht nga vendi gjatë kësaj periudhe.

Sipas Ramës, ndërprerja e specializimeve për katër vjet në vendin tonë, ka sjellë largimin e tyre jashtë Shqipërisë.

Rama: Ajo që për mua mbetet një nga gjërat më të pashpjegueshme në historinë e gjithë këtyre viteve, pavarësisht nga të gjithë mjekët që kam folur, është ndërprerja e specializimeve. 4 vjet, i vetmi vend në planet pa asnjë specializim. U kthye në një hendek që u përkthye në mungesë dramatike specialistësh në sistemin shëndetësor. E pashpjegueshme. Sistemi nuk qeverisej, por shpërdorohej. Për ta thënë me fjalë të butë sepse ka fjale dhe më të rënda. Është një prej mjekëve që kanë bërë rrugëtim të admirueshëm jashtë vendit dhe ka vendosur të rikthehet këtu. Realiteti i vështirësive të jashtëzakonshme të mjekëve dhe infermierëve nuk mund të kuptohet nga askush që e njeh nga brenda. S’kam pse ta fsheh dhe unë nuk kam qene ne gjendje ta kuptoj si sot për shkak të detyrës, sa e vështirë eshte jeta e nje mjeku.

Nuk kuptohet me dashje as gjithë kuntributi i jashtëzakonshëm, i këtij sistemi sot falë faktit se mjekëve dhe infermierëv i janë vënë në dispozicion kushte më të mira por jo të mjaftueshme. Sinqerisht unë e kam diskutuar me disa kolegët tuaj , nuk e imagjinoj dot ccfarë mund të kishte ndodhur këtu nëse pandemia do të kishte sulmuar para se ne të ngrinim infrastrukturën. Si mund të përballohej zinxhiri i infektimeve nëse nuk do ishin shërbimet online. Problemin e ikjes se mjekeve e kam hasur ne pjesen me te madhe te bisedave me kryeministrat e BE-se.

Kush eshtë paradoksi? Ndërkohe që çëshjta e mjekëve dhe infermiereve trajtohet si çështje e humbur, s’ka mjekë infermierë, sikur këtu ka një shoqatë kasapësh dhe berberësh japin shërbim shëndetësor. Për fat të mirë ne nuk e kemi këtë probelm deri me sot. Nuk e kemi problemin e vendeve të zbrazëta që nuk ka kush t’i zëvendësojë. Për të mso thënë se kemi mjekë dhe infermierë të rinj që konkurropjnë për pozicione që hapen dhe jo të gjithë mund të hyjnë në punë. Kemi numër të konsiderureshëm infermierësh në listë pritje. Ikja që kemi parë është përshkak të mbylljes së specializimeve. Prandaj u larguan. Ju kur shaheni, shaheni si kolektiv. ‘Ju rritni pagat e atyre maskarenjve, na shkatërruan’. Deri tani më rezulton që të sharat më bëhen shëndet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco