Rama: Pagat e mjekëve do të rriten për çdo vit

Rama: Pagat e mjekëve do të rriten për çdo vit

18:06, 18/11/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022. Rama tha se pagat e mjekëve do të rriten dhe se që prej vitit 2013, janë rritur pagat me 63%.

Sipas kryeministrit, synimi i qeverisë është që brenda mandatit të tretë të rriten pagat edhe me 40%. Kjo për kreun e qeverisë nis që vitin e ardhshëm ku personelit shëndetësor do t’i rritet rroga me 6%.

“Qysh prej hapit të parë që kemi hedhur pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur 63% .Natyrisht që ne nuk jemi të vetëpërmbushur nga ky fakt dhe ambicia jonë është që pagat të vazhdojnë të rriten çdo vit me synimin për të kapur +40% brenda këtij mandati të tretë, duke filluar nga +6 vitin e ardhshëm. Natyrisht ne detyrën bëjmë sepse e dëgjoj dhe këtë shpesh për punët e mira që kur punët janë vërtetë të mira dhe nuk ke çfarë thua në atë moment janë disa që e gjejnë këtë fjali “hë mo se detyrën bëtë”. Patjetër. Ne për detyrën jemi zgjedhur, jo për të bërë magji. Të gjitha qeveritë për të bërë detyrën zgjidhen. Dallimin e bën faktin se si bën detyrën”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco