Mediat gjermane, franceze dhe italiane: Refugjatët e Britanisë do vijnë në Shqipëri

Mediat gjermane, franceze dhe italiane: Refugjatët e Britanisë do vijnë në Shqipëri

18:03, 18/11/2021
A+ Aa A-

Mediat e kontinentit po raportojnë masivisht se në Shqipëri mund të ngrihet një qendër pritje për refugjatët që kapen duke hyrë në Britaninë e Madhe.

Gazeta italiane, La Stampa shkruan se: “Negociatat janë në rrugë e sipër mes Londrës dhe Tiranës për të ngritur një qendër pritje ku do të vendosen të gjithë ata që kanë hyrë në Angli të paftuar. Identifikimi, transferimi, së bashku me kontributet që do i jepen Shqipërisë pritet të kushtojë 100 mijë sterlina për refugjat”.

Kurse rrjeti televiziv gjerman N-TV, raporton: “Londra po planifikon të dërgojë refugjatët jashtë vendit gjatë periudhës së procedurës së azilit. Ministria e Drejtësisë i ka konfirmuar këto plane. Shqipëria është vendi i shënjestruar”.

Ndërsa televizioni francez News-24 raporton: “Qeveria e Boris Johnson thuhet se është në bisedime me Shqipërinë për një plan kontrovers për të dërguar refugjatët që kapen duke kaluar Kanalin në vendin e Europës lindore”.

Qeveria shqiptare i ka mohuar këto lajme, edhe pse ato po rishfaqen sërish në mediat më të mëdha evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E tmerrshme18/11/2021 19:02

E verteta eshte se qeveria britanike duke ditur qe shqiperia ka nje qeveri te kapur dhe korruptuar po e hedh karemin qe te vetofrohen hienat e sorosit ne shqiperi, se per lek shesin e rrobt e shpise. Po hapja e kampti ketu eshte veprim mafjoz dhe antishqipetar. Per vendime te tilla tashme duhet referendume se nuk mund te vendos mafja ne emer te shoqerise shqipetare. Biles muxhahedineve dhe afganeve bashke me sirianet u ka ardh koha te shporen nga ketu.

Shto koment

Denonco