Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Bashës: Krizat i shpik vetë, i rikujtojmë, 'katërkëndëshin e përgjegjësive'

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Bashës: Krizat i shpik vetë, i rikujtojmë, 'katërkëndëshin e përgjegjësive'

17:02, 18/11/2021
A+ Aa A-

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të sotme të Lulzim Bashës, në adresë të kreut të shtetit. 

Blushi i kujton Bashës katërkëndëshin e përgjegjësive të tij madhore, siç është bojkoti i reformës territoriale, bojkoti i reformës në drejtësi, djegia e mandateve të deputetëve dhe zerimi i opozitës në pushtetin vendor. 

Gjithashtu, me doza ironie Blushi thotë se Meta është i gatshëm ta presë Bashën në takim, duke shtuar se kur të takojë kreun e shtetit do ta pranojë përfundimisht që 7*7 bëjnë 49. 

Reagimi
Keqardhje, që z.Lulzim Basha, vazhdon të përfshijë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur.
Për këtë arsye, i rikujtojmë z.Basha, KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të tij madhore:
[📌] 1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;
[📌] 2. Bojkoti i reformës në drejtësi;
[📌] 3. Djegia e mandateve të deputetëve;
[📌] 4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;
që sollën kapjen totale të shtetit.

Megjithatë, Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë.

Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99.

Për Lulzim Bashën dhe çdo aktor tjetër të Partisë Demokratike, që kërkon të provokojë Presidentin e Republikës, duke i transferuar përgjegjësitë e tij për krizat dhe bojkotet, që sollën kapjen totale të shtetit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vetëm një përgjigje: TRANSPARENCËN DHE FAKTET!

Nuk besoj se ka demokrat dhe shqiptar, që beson se Presidenti Meta u ikën përgjegjësive dhe ballafaqimeve për çështje të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Deklarata sot - Çfarë tha Basha për Metën
Akuzat e kreut të opozitës, Lulzim Basha në Parlament se do të përballet me “Trekëndëshin e Bermudës” Rama-Berisha-Meta, mori një përgjigje nga presidenti Ilir Meta i cili sulmoi kreun e PD-së, duke i përmendur “katërkëndëshin përgjegjësive”, duke fajësuar për situatën në vend.

Ndërkohë ditën e sotme, në një intervistë për ABC, Lulzim Basha ka theksuar se ai do të jetë përballë ‘trekëndësishit të keqes” dhe se në të nuk janë të përfshirë vetëm tre persona, por janë lidhjet me oligarkët, krimin kundër interesave të qytetarët.

“Ka një karusel që vërtitet, janë të njëjtët oligarkë, të njëjtët kriminelë që përfitojnë, është i njëjti popull, të njëjta shtresa, të përndjekurit, pronarët, sipërmarrësit, rinia, intelektualët, profesionistët, shtresa e mesme, fermerët të cilët vetëm dëmtohen ekonomikisht, nga pikëpamja shoqërore, detyrohen të emigrojnë. Beteja e Partisë Demokratike është pikërisht me këtë trekëndësh të pushtetit të korruptuar, të krimit të organizuar, të oligarkisë dhe në këtë pikëpamje çdokush që është për interesat e veta personale, cilado qoftë zanafilla e këtyre interesave personale, shpallja non grata apo çfarëdo interesi tjetër që nuk rreshtohet me shqiptarët kundër këtyre tre fenomeneve, patjetër që është në vetvete një trekëndësh problematik për shqiptarët, një trekëndësh Bermude dhe përballë do të jetë jo vetëm Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, jo vetëm mua, po do të ketë Partinë Demokratike dhe gjithë këto forca shoqërore, të cilat sot më shumë se kurrë, e kanë kuptuar që ka patur pakte të hapura dhe të fshehta për të ruajtur këtë status quo tashmë 30 vjeçare”, ka thënë Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco