‘Nuk kam kohë të flas’/ Reagon ministrja e Ramës për fëmijët: Nuk është detyra ime

‘Nuk kam kohë të flas’/ Reagon ministrja e Ramës për fëmijët: Nuk është detyra ime

16:56, 18/11/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Shtetit për fëmijët, Bora Muzhaqi është përpjekur që të justifikojë fjalët e sotme të saj, ku nuk pranoi të flasë për krimin makabër në Fier, por u justifikuar se nuk kishte kohë.

Disa orë pas deklaratës së saj, Muzhaqi shkruan në Facebook se ministria e saj nuk merret më këto çështje.

Reagimi i Bora Muzhaqit:

Ndjesë nëse kam lënë shteg për keqkuptimin e kujtdoqoftë që ka pritur një përgjigje tjetër nga unë, përballë disa mediave të cilat m’u gjendën përballë duke shkuar për një tjetër takim pune.

Jam thellësisht e prekur si të gjithë nga tragjedia e Fierit dhe besoj se gjithçka mund të bëhet më tutje për adresimin e çështjeve të pyetjes, do të bëhet, ashtu si duhet, nga institucionet.

Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet.

Prandaj dhe nuk m’u duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat m’u drejtua pyetja.

Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment. E kam neveritur gjithnjë lojën publike me dhimbjen e shkaktuar prej tragjedive.

Por sot e provova shijen e saj drejtpërdrejtë.

Vdekja e dhunshme e një fëmije nuk mund të jetë kurrë arsye për të luajtur me njeri-tjetrin. Ndjesë edhe njëherë atyre që kanë keqkuptuar përgjigjen time.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco