Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Iku nga Vlora se nuk zëvendësoi dot Lelin, ja posti i rëndësishëm që Rama i jep Afrim Qëndros

Iku nga Vlora se nuk zëvendësoi dot Lelin, ja posti i rëndësishëm që Rama i jep Afrim Qëndros

13:56, 18/11/2021
A+ Aa A-

Ish nënkryetari i bashkisë së Vlorës dhe Afrim Qëndro i cili ka mbajtur më parë edhe postin e kreu të ARRSH, ka marrë një tjetër post nga kryeministri Edi Rama.

Pas dorëheqjes së tij nga posti i nënkryetarit të bashkisë së Vlorës, ai u shpreh se kjo vinte pasi kishte detyra të tjera për të kryer në Tiranë dhe vetëm pak momente më parë është konfirmuar lajmi se ai do të jetë në krye të prefekturës së Tiranës.

Qëndro u transferua në Vlorë me synimin për të zëvendësuar Dritan Lelin në krye të bashkisë pasi kryeministri Rama pati disa “fërkime” me këtë të fundit i cili nuk pranoi të lëshonte postin e tij. Prefekti i ri i Tiranës njihej edhe për faktin se ishte krahu i djathë i sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri. Vendimi u mor nga organi i Këshillit të Ministrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ari18/11/2021 15:25

Ka "debulese" Rama per tepelenasit. E ka pranuar vet me Rucin. E " ktheu" nga komunist ne "anti komunist" dhe e gradoi...Po edhe per Qendron nga skandalet e tenderave te unazes e coi dhe e "edukoje: ne Vlore. Tani ne Tirane per te drejtuar "fshataret" autokton tiranas. PS. Rradhen e ka M.Baze por atje ku eshte akoma i duhet Rames.

Shto koment

Denonco