Meta pret Granoff: Investimet serioze të AADF, hapësira për punësimin e të rinjve

Meta pret Granoff: Investimet serioze të AADF, hapësira për punësimin e të rinjve

13:53, 18/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.

Gjatë takimit, presidenti vlerësoi mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit.

‘Prita me kënaqësi Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.

E përgëzova për kontributin e rëndësishëm, që AADF ka dhënë ndër vite për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, përmes projekteve të dobishme dhe jetëgjata.

Jam veçanërisht i kënaqur për vëmendjen dhe mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë, nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit dhe të arsimit dixhital.

Shpreha bindjen se investimet serioze të AADF do të rrezatojnë në shumëzimin e nismave rinore të ‘start-up’ - eve në fushën e teknologjisë inovative, duke krijuar më shumë hapësira për punësimin e të rinjve tanë dhe ndërtimit të të ardhmes së tyre në Shqipëri’, shkruan presidenti Ilir Meta në një postim në faqen e tij në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco