VIDEO - KAFE SHQETO/ Balliu: Të më tregojnë pikën në statut që na detyron t'i çojmë firmat tek Gazi!

VIDEO - KAFE SHQETO/ Balliu: Të më tregojnë pikën në statut që na detyron t'i çojmë firmat tek Gazi!

12:40, 18/11/2021
A+ Aa A-

“Del Gaz Bardhi përballë gjithë mediave, që është jurist dhe shumë i talentuar madje, e të lexon Statutin e 2010 së Partisë Demokratike! Po jemi në 2021! Dikush duhet t’ia tregojë këtyre!”

"Në 18 Dhjetor ka një anti-Kuvend, që të kujton anti-mitingjet e Ramiz Alisë. Eshtë anti-Kuvend sepse ka një rrjedhë logjike: a do ta kishte thirrur Lulzim Basha, por të mos ishte thirrur Kuvendi i datës 11?!"

Me këto fjalë ka dalë sot në thelbin e debatit për firmat e delegatëve që mbledhin Kuvendin e PD-së, Klevis Balliu, ish-deputet dhe një nga mbështetësit më të fortë të nismës Foltorja të liderit historik Sali Berisha, për rimëkëmbjen e partisë.

Në një intervistë që dha sot në “Kafe Shqeto” për gazetarin Flavio Qarri, Balliu e ka shpjeguar fare thjesht se çfarë përcakton Statuti i ri i PD-së dhe çfarë është kjo amulli firmash më të cilën po e ndërlikon qëllimisht Kryetari Lulzim Basha dhe mbështetësi i tij Gazmend Bardhi, situatën mes dy palëve në këto orë dramatike për PD-në.

Kafe Shqeto: Z. Balliu, ai refleksi i deputetit, ikën a s’ikën? Me kë është raporti kur je deputet?

Klevis Balliu: Baza nuk të mbështet se je deputet, baza të mbështet për parimet, për ato vlera që na bashkojnë. Nuk është se ka shumë rëndësi posti që ke, për sa kohë kontributi është i përbashkët për të njëjtin qëllim.

Kafe Shqeto: Le ta fillojmë në formë atipike, pse mendoni se zoti Basha nuk e di këtë gjë?!

Klevis Balliu: Kjo është një pyetje për zotin Basha. Të paktën deri dje hiqej se i bashkohej këtij mendimi. Faktet tregojnë se sot nga gjuha e tij politike dëgjojmë vetëm “largim” për këtë, “përjashtim” për atë, “shkarkim” për këtë dhe pastaj në fund thotë “do bashkohemi”!!! Mbasi të largon, të përjashton, të shkarkon, do të krijosh mënyra për të bashkuar!

Kafe Shqeto: Këto ditët e fundit, janë parë disa sjellje shumë paradoksole tek Kryetari me Vulë i PD-së, ndërkohë lideri historik Sali Berisha është angazhuar në një tur që quhet “Foltorja”. Si e shikoni ju në këto momente, sidomos pas takimit të djeshëm të Bashës me kryetarët e degëve, sipas tij dhe deklaratës së z. Bardhi më pas, se mazhoranca absolute e kryetarëve të degëve janë me Bashën, kanë firmosur. Këtë radhë duket sikur kanë firmosur për herë të dytë, për Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Klevis Balliu: Jo, në 18 Dhjetor ka një anti-Kuvend. Nuk ka Kuvend. Ai është anti-Kuvend. Që të kujton anti-mitingjet e Ramiz Alisë. Por është anti-Kuvend sepse ka një rrjedhë logjike: do të kishte thirrur Kuvend, Lulzim Basha, por të mos ishte thirrur Kuvendi i datës 11?! Jo! Po ai ndryshon 360 gradë: nuk hyjmë në zgjedhje – pastaj ulemi me Damianin! Nuk ka Kuvend – pastaj thërret Kuvend! Me të gjitha ato ngjyrimet e veta. Por ajo që ka rëndësi, mendoj unë, po të përqendrohemi edhe tek Statuti, edhe tek rregullat, edhe tek vija morale, edhe tek vija logjike, është thirrur një Kuvend më datë  11 sipas Statutit me firmat e delegatëve…

Kafe Shqeto: “Sipas Statutit”- kjo është pika kryesore ku Sekretari Bardhi thotë që nuk jeni sipas Statusit... ajo pjesë, ai fraksion, ajo mazhorancë e PD që do Kuvendin më datë 11 Dhjetor, nuk jeni konform Statusit. Për publikun, a mund të kemi një sqarim final është a s’është sipas Statutit? A duhet që këto të uruara firma…Pse nuk ia bëtë qejfin Bashës dhe nervave e veshëve të shqiptarëve t’ia jepnin ato dreq firma t’i verifikonte dhe ta mbyllnim këtë histori, ta kishim një datë të unifikuar?

Klevis Balliu: Shumë e drejtë kjo që pyesni ju. Kjo ndodh jo se ka keqkuptime, por se ka mashtrime. Unë e ftoj zotin Bardhi dhe zotin Basha të më nxjerrin nenin, gërmën, pikën, numrin në Statutin e Partisë Demokratike ku thuhet që këto firma depozitohen në këtë vend, që depozitohen tek Gaz Bardhi apo tek Lulzim Basha. Nëse e nxjerrin këtë pikë, unë i pari do t’i mbështes. Të nxjerrin pikën.

Kafe Shqeto: Si e parashikon Statuti sipas jush?

Klevis Balliu: S’ka asnjë pikë që thotë se ku duhen depozituar. Për këtë arsye ne vendosëm në mënyrë që të jetë sa më institucionale dhe unifikuese të dorëzohen tek organi i dytë më i rëndësishëm pas Kuvendi, që është Këshilli Kombëtar dhe ia dhamë Kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Së dyti, më e rëndësishmja, zyra e Edi Palokës është ekzaktësisht një hap larg zyrës së Gaz Bardhit që kërkon t’i verifikojë. Në qoftë se ne do të thonim “nuk ke të drejtë t’i verifikosh” atëherë Gaz Bardhi ka të drejtë. Pse?! Se nuk beson, ka një debat, do t’i shohë, ka mosbesim, është më se normale. Mirë se të vish! T’i shikojë dhe vetë Lulzim Basha. Madje, le të marrin të gjitha mediat shqiptare me vete gjatë kohës që shkojnë aty për t’i verifikuar. Të gjitha mediat, pa diskutim. Të jetë transparente jo vetëm për ata, por për të gjithë Shqipërinë, duke i kontrolluar dhe verifikuar këta. Këta janë delegatë, i njohin, delegatët janë strukturat e partisë, janë kryetarë të grup-seksioneve, kryetarë seksionesh, sekretarë të partisë, sekretarë të grup-sesioneve, anëtarë të Këshillit Kombëtar. Aty i kanë ata listat. Ne listat për këta i kemi marrë nga PD-ja. Ne nuk i çuam në Kinë këto, tek PD-ja i çuam, tek institucioni ku vetë Lulzim Basha thotë unë jam kryetar. Shumë mirë, thirre Edi Palokën, merri ato firmat dhe shikoji! Po këta nuk duan ta bëjnë këtë.

Kafe Shqeto: Po me këto veprime ai nuk po e njeh Edi Palokën?

Klevis Balliu: Ai e bën këtë se e di që firmat janë mbledhur. Si s’e di ai?! E di Lulzim Basha se nuk janë firma, janë njerëz, janë demokratë, nuk janë letra ato. Kështu nuk i njeh fare ai, po ka ato letrat aty që i thonë “delegat”. Psh. Lezha, filani është delegat. E ka listën ai dhe e sheh këtu a korrespondon! Po. Në rregull, vazhdo. Dhe këtë gjë le ta bëjë me të gjitha mediat, nuk e ndalon askush. Ne nuk po themi mos hajde, mos i shih. Po ky nuk vjen se ky e di që firmat janë mbledhur.

Kurse ajo që thotë Gaz Bardhi pastaj - se këtu kemi dalë dhe nga logjika - del Gaz Bardhi përballë gjithë mediave, se ai është dhe jurist e shumë i talentuar madje, të lexon Statuin e 2010-ës!

Jemi në 2021-in! Dikush duhet t’ia tregojë këtyre që jemi në 2021-in! Ç’punë ka këtu Statuti i 2010-ës?! Mua nuk më intereson fare çfarë thotë, as e di e as dua ta di. Ç’punë kam unë me Statutin e 2010-ës?! Ne kemi Statut të ri sot në 2021-in dhe ne jemi bazuar këtij Statuti, ky thotë jo po Statuti i  2010-ës. Ç’unë kam unë me Statutin e 2010-ës?! Nuk më intereson fare se çfarë thotë Statuti I 2010-ës!

Deklarata që bën Gaz Bardhi për rregullat e partisë... flet për rregulat e partisë të vendosura në statusin e 2010-ës!!! Ç’punë kemi ne me 2010-ën??? Jemi në 2021-in! Ddikush t’ia tregojë këtyre që jemi në 2021-in, se nuk i dihet. Se po dalim dhe nga rrjedha logjike e gjësë. Po kur je i detyruar të mashtrosh të gënjesh, mos pretendo më, mos prit vijë logjike.

Kafe Shqeto: Megjithatë, pati një tronditje publike kur z,. Bardhi doli e tha (se e morën të gjithë të mirëqënë që 4200 firma ishin një procedurë shumë e lehtë për dikë si Sali Berisha apo për frymën që kemi parë në Foltore)  pra, kur z. Bardhi tha se ky është një bllof i turpshëm dhe z. Berisha nuk i ka firmat. Si u ndjetë në një këndvështrim personal?

Klevis Balliu: Të jem i sinqertë dhe e kam deklaruar atë ditë, kam menduar se zoti Bardhi ishte keqkuptuar. Ky ka qenë mendimi im se nuk e besoja kurrë se mund ta thoshte. Realisht kam menduar se është keqkuptuar dhe kam kërkuar që dikush të dalë e të shpjegojë se nuk është se nuk mund t’i shohin firmat. Se mendova se z. Bardhi kuptoi se këto firma iu dhanë Edi Palokës dhe nuk mund t’i shohë njeri tjetër e thashë këtu ai ka të drejtë. Nëse është kështu, Gaz Bardhi ka të drejtë. Duhet t’i shohin ata, t’i verifikojnë, është më se normale, se ne kemi një debat këtu. Ka një përqindje mosbesimi dhe ne që i kemi mbledhur kemi detyrimin që t’ia tregojmë. Dhe mendova se është keqkuptuar.

Kur e shpjeguam dhe ai doli prapë të nesërmen, e kuptova se thjesht ishte detyruar të argumentonte diçka të paargumentueshme, të shpikte një mashtrim, një justifikim, “jo po pse do të shkoj unë atje”, “jo po pse do të vijë ai këtu|. Nëse s’do të shkosh atje, thirre Edi Palokën. Ta thërrasë Kryetari i Partisë me të gjitha mediat prezente. Në shtëpi ne nuk mund t’ia çojmë atij. Ne e çojmë tek PD-ja, kryetari i Këshillit Kombëtar dhe nuk po themi mos e shih. Hajde shihi. Ti Gaz Bardhi, Lulzim Basha, që keni këtë argument, të më tregojë në Statusin e Partisë Demokratike pikën, nenin, numrin e çfarë të duan ata në Statut se ku thuhet që unë jam i detyruar t’i çoj këto firma tek Gazmend Bardhi apo tek Lulzim Basha. Nëse kjo pikë është kështu, atëherë unë tërhiqem./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë me z. Klevis Balliu në videon e “Kafe Shqeto” në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati18/11/2021 13:57

O DEMOKRATË! MOS E RRUANI FARE NGA KËRCËNIMET E SHOQATËS SË LGBTQI TË PD! PAS 12 DHJETORIT 2021 SELIA E LGBTQI DO T'I KTHEHET DEMOKRATËVE! NGA SELI E LGBTQI NË PD, DO TË RIKTHEHET NË SELINË, NË SHTËPINË E DEMOKRATËVE TË LIRË DHE NË TEMPULLIN E LIRISË DHE TË DEMOKRACISË! LULUSHI SOROSIAN, QENUSHI I EDVIN KRISTAQ RAMËS, SATRAPIT TË SURRELIT DHE TË GJITHË LGBTQI-stët E TIJ, QË UZURPUAN PREJ 8 VITESH PARTINË DEMOKRATIKE, DUKE GËNJYER E MASHTRUAR PATURPËSISHT DEMOKRATËT, DO TË SHPORREN PËRGJITHMONË NGA AJO GODINË E SHENJTË E DEMOKRATËVE DHE E DEMOKRACISË! IMAGJINONI KUR ARRIJNË TË KËRCËNOJNË SALI BERISHËN DHE DEMOKRATËT LULUSHJA, GAZMENDA BARDHOSHJA, GRIDARJA OH-OH-OH-OH DHE SALIJANJI, KA ARRITUR KULMI I HUMORIT SOROSIAN!! SA QESHARAKË TË PËSHTIRË QË JANË!!!! LULUSHI KUJTON SE DO TË MASHTROJË DHE T'IU HEDHË MË HI SYVE DEMOKRATËVE, DUKE I TRASHUR ZËRIN EDVIN SATRAPIT PËRPARA KAMERAVE DHE DUKE TRASHUR BYTHËN PAS KUINTAVE DHE KAMERAVE???!!!! IKE O LULUSH, IKEEEE! IKE ME TURP, BASHKË ME GAZRAT E TY LGBTQI!!!! EDHE KIMETJA TË BRAKTISI DHE TË LA RRUGËS SI NJË QEN I ZGJEBOSUR E LANGARAQ RRUGËSH TË BRAKTISUR NGA I ZOTI!!! TË LA RRUGËS ASHTU SIÇ I LE TI RRUGËS DEMOKRATËT! RROFTË SHQIPËRIA! DEMOKRACIA! RROFTË PARTIA DEMOKRATIKE!

Shto koment

Denonco