VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e 8-vjeçarit, ministrja për fëmijët: Nuk kam kohë të flas

VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e 8-vjeçarit, ministrja për fëmijët: Nuk kam kohë të flas

12:20, 18/11/2021
A+ Aa A-

Rrëmbimi dhe vrasja e fëmijës 8 vjeç Mateo Vasiu, ka tronditur opinionin publik shqiptar prej më shumë se 2 ditësh.

Thirrjet për ndëshkimin kapital të tij vijnë nga të gjitha anët, ndërsa familjarët dhe të afërmit e fëmijës në Fier, kanë nisur nënshkrimin e një peticioni për dënimin e tij me vdekje.

Por ndërsa tronditja pas krimit monstruoz është e madhe në të gjithë opinionin, ajo nuk ka arritur ende që të prekë anëtarët e qeverisë së Edi Ramës.

Ministrja e Fëmijëve në qeverinë e Edi Ramës, Bora Muzhaqi, e cila duket se e ka marrë postin vetëm për ta mbajtur për vete, sot është përfshirë në një skandal.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Fëmijeve Bora Muzhaqi e cila ishte e pranishme në një takim është pyetur nga gazetarja e SYRI TV, Dea Dervishi se çfarë masash do të marrë për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi. Por ministrja e Ramës u përgjigj: Nuk kam kohë të flas, më duhet të iki.

Pas insistimit të medieve të pranishme aty, Muzhaqi ka zgjedhur të largohet pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi dhe duke mos thënë asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lgbtiq18/11/2021 13:25

lesbike! duket nga zeri. shikoni edhe ate tjetren pas saj. ajo me syze dhe golf, qe qesh. po ajo pse qesh kot?! tipike lesbike. jo se ka ndonje hata te jesh lesbike, por s`ke kohe te besh punen sepse po te qesh ajo prapa me syze dhe golf.

Shto koment

Denonco