Lajmi i fundit

LIVE/ Partia Demokratike, aktivitet për 15-vjetorin e anëtaresimit të Shqiperisë në NATO

100 mijë sterlina për kokë/ A po e rrit Rama pazarin për refugjatët?

100 mijë sterlina për kokë/ A po e rrit Rama pazarin për refugjatët?

11:46, 18/11/2021
A+ Aa A-

Mediat angleze ripërsëritën në kor sot lajmin se Shqipëria mund të bëhet qendër pritje për të gjithë refugjatët që kapen duke hyrë në këtë vend.

Ky nuk është një lajm i ri, por qeveria shqiptare e ka mohuar sërish, duke thënë se është shpikje e medieve britanike.

Duket e çuditshme që një vend me nivelet më të larta të cilësisë dhe lirisë së medias të bëjë një raportim të tillë në kor. Nuk është vetëm Daily Mail, Independent, Mirror, Sun apo Sky, por mbi të gjitha lajmi ka dalë nga Times, një simbol i lajmit të pamohueshëm.

Jo vetëm kaq, por ky është lajm i dalë nga kabineti qeveritar i Boris Johnson.

Për më tepër, vetë Ministri i Drejtësisë, Dominic Raab nuk e ka mohuar.

I mësuar me mediat shqiptare, kryeministri Edi Rama doli sot dhe tha se ky lajm nuk është i vërtetë, pasi Shqipëria nuk do bëhet qendër pritëse e refugjatëve të vendeve të pasura.

Jo më kot edhe këtë herë, Rama e nënvizoi ‘vendet e pasura’. Sepse në lojë është një pazar i madh.

Daily Mail shkruan se bëhet fjalë për një projekt që do të kushtojë 100 mijë sterlina për një refugjat.

Për një qeveri që jeton me korrupsion, që e ka shterruar arkën e shtetit dhe mezi pret të tilla për të zhvatur më shumë, kjo është një shumë e jashtëzakonshme.

Se si do të shkojë ky projekt, akoma nuk dihet, por nga mënyra se si reagojnë dy qeveritë, kuptohet se ajo e vendit më të varfër dhe të korruptuar në Europë vetëm sa po e rrit pazarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco