Kryetari PD Fushë Krujë, Agron Loka: I qëndroj besnik vendimit të delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit

Kryetari PD Fushë Krujë, Agron Loka: I qëndroj besnik vendimit të delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit

23:07, 17/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD dega Fushë Krujë Agron Loka ka theksuar se i qëndron besnik vendimit të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit me 11 dhjetor. 

Loka ka bërë publik qëndrimin e tij në mbledhjen e zhvilluar me Bashën pasditen e sotme, ku ka deklaruar se në Fushë Krujë kanë firmosur me vullnetin e tyre të lirë 90 për qind e delegatëve dhe se nuk kanë pasur asnjë presion.                    

‘Sa kohë të jem Kryetar i PD do të dëgjoj vetëm zërin e demokratëve dhe strukturave që ata kanë besuar’, shkruna Loka në Facebook.

Postimi i plotë i Agron Lokaj:

I qëndroj besnik vendimit të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit me 11 Dhjetor.                    

Në mbledhjen e sotme të Kolegjit të Kryetareve, si Kryetar i PD të Fushë Krujës kam bërë të qartë se do të respektoj vendimin e delegatëve të Fushë Krujës për mbledhjen e Kuvendit me 11 Dhjetor.  Zotit Basha i deklarova se në Fushë Krujë kanë firmosur me vullnetin e tyre të lirë 90 për qind e delegatëve dhe se nuk kanë pasur asnjë presion. Sa kohë të jem Kryetar i PD do të dëgjoj vetëm zërin e demokratëve dhe strukturave që ata kanë besuar.

Të gjithë bashkë do bëjmë më të mirën për PD. ]

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco