'Kuvendi i PD në 11 dhjetor'/ Grida Duma mohon 4200 delegatët: Nuk janë, pa asnjë dyshim…

'Kuvendi i PD në 11 dhjetor'/ Grida Duma mohon 4200 delegatët: Nuk janë, pa asnjë dyshim…

20:56, 17/11/2021
A+ Aa A-

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaroi sërish se nuk ekzistojnë 4200 firma delegatësh për Kuvendin e 11 dhjetorit.

E ftuar në një intervistë në ‘Debat’ në A2 CNN, Duma u shpreh e bindur se 4200 delegatë nuk janë, pa asnjë dyshim dhe se ato nuk janë firma delegatësh.

Duma: 4200 delegatë nuk janë, pa asnjë dyshim. Sepse logjika e thjeshtë thotë se nëse janë 4200 nga 1800 që kërkohen, nuk ke asnjë shqetësim që ndokush të merr mbi 2000. Ato 4200 nuk janë firma delegatësh. Nuk mund të konfirmohen firmat duke i parë nga sipër. Ka pasur trysni ndaj degëve të partisë, nga ata që kanë qenë në hierarkinë e Partisë Demokratike. Kjo ndodh në të gjitha partitë, e kemi parë këtë film edhe me Nanon. Çështja është se sa herë që ka ngërç lidershipi, thërritet vota e popullit. Por, populli keqpërdoret në emër të emocioneve personale të njërit apo tjetrit. Sali Berisha normalisht që thërret emocionet e një mase shumë më të madhe, por a thërret të ardhmen e partisë? Kjo është pyetja që duhet bërë.

Gjithashtu nënkryetarja demokrate shtoi se ka dashur që të shikoj si senator të PD-së Sali Berishën.

Duma: Unë kam dashur që të shikoj si senator të PD-së Sali Berishën. Të ishte personi që të përcillte trashëgiminë e tij të madhe tek të rinjtë. Partia ka nevojë për trashëgiminë e saj politike. Unë besoj se këtë gjë do ta sigurojë data 18, pasi bashkon ata që kanë heshtur dhe ata që kanë folur.

PD-ja ka nevojë për qëndrueshmëri dhe zoti Basha ka momentin final për të profilizuar lidershipin e tij.

Është një individ i arsyeshëm dhe këtë situatë e ka ndjekur në mënyrë të arsyeshme. Pezullimi i Sali Berishës duhej bërë në të mirën e PD-së dhe fitores së saj. Kaq është e gjitha. Rrëmuja mbi këtë e përkeqëson ngjarjen dhe e largon partinë nga fitorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi18/11/2021 00:20

Foli dhe kjo pacavurja e salihajn lulushit! O lavire ,mjaft se I ktheve semaforet ne drita vetem te kuqe, ti nuk je gje tjeter vetem nje rugace dhe hajdute ordinere. Cfar percjell fryma jote?!?! Pergjigja eshte e thjeshte :- moral te dobet ,edukim mbi vjedhjen, mesim mbi mashtrimin, thirje per cfrenim dhe parade mode alla grida, manipulim alla salihajni, dhe ne fund si te edukohet brezi I ri me filmat me pulle te kuqe ku protagoniste je vete moj sharabajke.Pas 12 dhjetorit ,shpresojme qe kjo larashja te largohet ne qytetin bregetar per te hapur nje shtepi te Vogel me ngjyrat e verteta te semaforit te saj te preferuar ku do mund ti ndroje salihajnat CDO Nate. A mbahet kjo lavire ne radhet e demokrateve te ndershem!?!?! Kete e Ben vetem lulush hollandezi!!! Te fala beju shokeve partizane o lamashe kembeshtrember dhe qelbesire. Ti meriton CDO ofeze ,edhe PSE nuk e deshirojme.

Skrapari17/11/2021 21:41

Jane cmendur te gjithe nga luli, gridarja,bardhoshja etj. Me vjen keq per alibeajn meqe e mban vehten si pasardhes i nje familjeje te perndjekurish politike. Ore a e kuptoni qe ju nuk merni as votat e familjes tuaj. Si do vini ne pushtet? Pse ore kimete koreanojugorja do tja u mbushe kutite o tru shkulur? Une jam demokrat i 90 dhe po u them vetem kaq: Nga une dhe fisi im ju nuk merni asnje vote. Keshtu si une jane me mijra, athere mbetet qe ju te merni derrin dhe Ed bytha mbreteron sa te kete jeten. Jam shume i tronditur qe partine time kerkojne ta komandojne nje tufe sorosistesh. Por 11 DJETORI ZGJIDH CDO GJE. DOKTORI I JEP DREJTIM DHE PD E VERTETE RITHEMELOHET. Vetem athere demokratet shpresojne se demokracia e vertete do te triumfoje.

Shto koment

Denonco