Task Force/ Doksani: Autori me probleme medore, ka profilin psikologjik të një sociopati

Task Force/ Doksani: Autori me probleme medore, ka profilin psikologjik të një sociopati

18:40, 17/11/2021
A+ Aa A-

E ftuar në Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço, doktoresha Miranda Doksani ka folur mbi problemet të çrregullimit mendor të autorit të vrasjes makabre mbrëmjen e djeshme në Fier. 

Sipas doktoreshës, autori i krimit monstruoz duket që ka probleme të shëndetit mendor dhe ka profilin psikologjik të një sociopati. 

Doksani: Kuptohet kollaj se ai person ka probleme të shëndëtetit mendor. Tamam tamam ai është profili psikologjik i një sociopati. E kaluara dhe reagimi I tij, pamja, fakti që nuk e vret ndërgjegjja për krimin dhe pranimi I autorësisë, loja aktoriale e tij deri në momentin e fundit, i ftohtë, pinte raki dhe pyeste a e gjetët trupin. Motivi akoma nuk dihet dhe kjo është puna e policisë. Ai ka deklaruar se më shau. Problematika nuk qëndron në mënyrën se si e vrau apo se çfarë ndjenë ai dashurinë, ka profilin e një sociopati.

Ne punojmë me njerëz të tillë. Këta shoqërohen me sjellje agresive. Ajo që unë kam pasur rezultat ka qënë në rastet kur ne kemi pasur bashkëpunim me institucionet në rastet që ne I kemi pasur me këto lloje problematikash. Ka dy mënyra funksionimi, e iniciuar nga ne kur një individ është problematik dhe kemi njoftime nga familajrët ose banorët që pacienti që ndiqet te ju po na krijon probleme dhe ne bëjmë shtrimin e tij të pavullnetshëm bashkë me spitalin dhe policinë. Ose na kanë ardhur raste që nuk janë në qëndrën tonë të regjistruar, se jashtë mund të kesh shumë. Çfarë vijnë në qëndër janë të identifikuar dhe të trajtuar nuk janë problematic, problematik janë ata që janë jashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco