Klevis Balliu: 18 dhjetori anti-Kuvend, Lulzim Basha do të shkarkohet në 11 dhjetor

Klevis Balliu: 18 dhjetori anti-Kuvend, Lulzim Basha do të shkarkohet në 11 dhjetor

18:00, 17/11/2021
A+ Aa A-

Më datën 18 dhjetor, Krydemorkati Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Ndërkohë që më 11 dhjetor, është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi në selinë e PD janë dorëzuar 4200 firma. Gjithashtu bëhet me dije se po mblidhen edhe firma të tjera.

Ish-deputeti Klevis Balliu i PD është shprehur se më 18 dhjetor është një anti-Kuvend ndaj Kuvendit që do të mblidhet më 11 dhjetor. Vendimin e Bashës ai e ka krahasuar me mitingjet që bënte ish-presidenti Ramiz Alisë ndaj PD.

"Data 18 është anti-kuvend ndaj Kuvendit të PD. Data 18 është anti-Kuvend njëlloj si mitingjet e Ramiz Alisë që i bënte PD. Data 18 është një anti-kuvend për të qarë hallet e PD dhe jo çështjet e PD. Kemi një anti-kuvend që ka për mision shkatërrimin e PD sipas zëdhënës së Bashës, Grida Duma.  Anti-kuvendi i Bashës nuk ka lidhje me interesat e Bashës dhe të PD", tha ai për Ora News. 

Balliu shprehet se misioni i Bashës është të ruajë karrigen e tij dhe të shkatërrojë Partinë Demokratike.

"Basha ka vetëm interesin për të ruajtur karrigen e tij. Grida Duma, e cila thjesht ka deklaruar  Planin e Bashës. Si zëdhënëse e mendimeve të Bashës, deklaroi se kërkojnë shkatërrimin e  PD. Kuvendi i 11 dhjetorit mblidhet për një PD më të hapur dhe më të bashkuar. Basha le të marrë të gjithë mediat dhe të shoh një për një emrat e delegatëve që kanë firmosur. Basha e di që firmat janë mbledhur, ky është justifikimi që ka për të mbledhur antikuvendin". 

I pyetur se përse Kryedemokrati ka mbledhur kryetarët e degëve të PD, është shprehur, se Basha ka bërë një veprim të tillë për t’i përfshirë në planin e tij. Ai thotë se e gjitha baza e PD është me Berishën.

"Ai i ka mbledhur ata për t’i bërë pis dhe për ‘ti përfshirë ata në planin e tij për shkatërrimin e PD. Baza e demokratëve është me Berishën. I vetmi problem i ‘Foltores’ është se nuk ka salla të mëdha të mjaftueshme për të gjithë.

Më tej ai shton se "më 11 dhjetor Lulzim Basha do të shkarkohet", ndërsa shton se "përpjekjet e tij për të shpëtuar regjimin Rama-Basha, janë të kota".

"Shumica do të vendosë më datë 11 në Kuvendin Kombëtar të  PD. Çfarëdolloj mitingjesh që të zhvillojë Basha për të mbrojtur regjimin Rama- Basha, nuk do ia dalë dot kurrsesi që të marrë PD dhe t'ia shesë Edi Rama. Lulzim Basha do shkarkohet me datë 11. Më 11 mblidhet Kuvendi Kombëtra i PD siç e kanë kërkuar delegatët e PD dhe pakica që përfaqësohet nga Basha do të shkarkohet dhe do të vazhdojë me ringritjen e PD dhe të aksionit opozitar për të larguar qeverinë e cila ka larguar rininë, që ka mbushur parlamentin me kriminelë. Për të rrëzuar këtë qeveri duhet një opozitë e vërtetë dhe jo një opozitë që i shërben qeverisë", deklaroi më tej Klevis Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI17/11/2021 22:17

TE SHKRETET SHQIPTAR, PO QAHESHIN NGA RAMA QE E KA TE NGJITUR BYTHEN PAS KARRIGES SE KRYETARIT TE PS DHE TE KRYEMINISTRIT!! POR LULUSHI QENKA NGJITUR I GJITHI BYTHE. BREKE, TRUP DHE KOKE PAS KARRIGES SE KRYETARIT TE PD!! PASKA QENE I SEMURE PSIQIK PAS KRYETARLLEKUT, KY LULUSHI! DO T'IA JAPIN VULEN QE TA MARRE NE SHTEPI DHE T'IA TREGOJE GRUAS, PASTAJ DO T'I BEJME NJE DAMKE NE BYTHE ME SIGLEN E PD ME HEKUR TE NXEHTE SIC DAMKOSEN LOPET!! MOS I KA DHENE URDHER GRUAJA KETIJ LULUSHIT, QE PO TE HOQEN NGA PD SI KRYETAR, DO TE DIVORCOSH EDHE NGA UNE PERJETESISHT???!!!! SEPSE DIHET QE KARRIGIA E GAZMENDA BARDHES DHE E GRIDARE DUMES JANE TE PERSONALIZUARA ME NGA NJE KAR PLASTIK NE MES!!! EPOKA E LODHSHME DHE MASHTRUESE E BASHIZMIT, E DUMAZIMIT, BARDHIZIMIT DHE SPIROPALIZIMIT TE PARTISE DEMOKRATIKE MERR FUND NE DATEN 12 DHJETOR 2021!

Shto koment

Denonco