Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Gazment Bardhi fajëson LSI-në: Donin lista më vete, iu ofruam 15 mandate, na thanë do fitojmë 34

Gazment Bardhi fajëson LSI-në: Donin lista më vete, iu ofruam 15 mandate, na thanë do fitojmë 34

23:01, 11/11/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka pranuar se ka qenë një gabim që nuk janë futur në lista të përbashkëta me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Open”, Bardhi tha se Partia Demokratike i ka premtuar 15 mandate LSI-së, por që këta të fundit ishin të bindur se do të merrnin 34 dhe nuk kishin pranuar.

“Gabim ishte që nuk u futëm në një listë të përbashkët me LSI-në, do të kishim më shumë numra sot. PD-ja i ka ofruar 15 mandate të sigurta dhe qëndrimi i LSI-së ishte që do të fitonin 34 mandate.

Kam pasur një bisedë dy muaj, po tani unë kam qenë dëshmitar. LSI-ja mendonte se do të fitonte vetëm 34 mandateve në të gjithë Shqipërinë. Ishin të bindur dhe për këtë arsye nuk pranuan të bashkoheshin në një listë. Unë kam qenë në terren në Elbasan dhe kam arritur në përfundimin se LSI-ja në Elbasan nuk merrte asnjë mandat.

Ua kam dërguar dhe më kanë thënë se LSI-ja merr dy mandate në Elbasan dhe se luftonte për të tretin. Me zor nuk e fusim dot në lista. Nuk e rriti pazarin që të thoshte dua 20 apo 25, ka qenë e mendimit për të dalë në lista të veçanta,”- tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco