Strazimiri: Basha t'u futet aventurave sa të dojë, Kuvendi do ta shkarkojë

Strazimiri: Basha t'u futet aventurave sa të dojë, Kuvendi do ta shkarkojë

22:24, 09/11/2021
A+ Aa A-

Antari i Këshillit Kombëtar Gent Strazimiri u shpreh se Kuvendi kombëtar mund jo vetëm ta shkarkojë Bashën, por edhe ta shkrijë partinë.

I ftuar në OraNews, Strazimiri theksoi se Basha mund tu futet aventurave pa fund, por janë më shumë se sa 60% e kuvendit të partisë që kanë firmosur formularët.

Strazimiri: Kuvendi Kombëtar mund jo vetëm ta shkarkojë Bashën, por edhe ta shkrijë partinë. Janë më shumë se sa 60 % e kuvendit të partisë për të bërë gjithçka për të bërë më shumë se sa njoh statuti i partisë. Nga Pogradeci ka një mbështetje shumë të madhe dhe janë mbi 4200 firma. Basha mund tu futet aventurave pa fund. Ai thotë se nuk e njeh Kuvendin e partisë së tij, edhe pse vetë gjithë anëtarët e tij janë të identifikuar, kjo pastaj jo vetëm i kalojnë kufijtë e nocionit të partisë, por edhe ato të një partie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco