Rama vazhdon avazin e satelitëve/ Xhafka poston batutën brilante

Rama vazhdon avazin e satelitëve/ Xhafka poston batutën brilante

12:28, 09/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama teksa kujtoi se sateliti i parë do të hidhet në muajin mars, theksoi se përmes tyre Policia e Shtetit do të marrë çdo ditë të dhëna për abuzime të ndryshme.

Rama tha se kjo çështje u shoqërua me humor dhe të qeshura, ndërsa shtoi se nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin.

“Projekti tjetër është ai i satelitëve, ju keni dëgjuar, keni parë edhe shumë gallatë dhe humor, megjithatë nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin, sepse e qeshura shëndet bëhet.

Me satelitet që do të hedhim të parin në mars do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërorë të dhëna reale dhe policia do të ketë të dhëna mbi ndërtimet pa leje dhe nuk do jetë më e varur nga sa mirë e bëjnë punën në terren punonjëset e policisë, që siç thashë i kanë sytë hapur dhe shkojnë sytë me hapur kur i bëjnë ndonjë familje dhe i kanë sytë mbyllur kur hidhet beton në plazh,

Ndërkohë që gjithçka do të kalojë tek një sy tjetër që është sy lart që nuk ka kushërinj, miq dhe parti, ka vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve," tha Rama, a thua se autoritetet që do kontrollojnë këto të dhëna do jenë robotë dhe jo ata të korruptuar që mban ai pranë vetes.

Ndërkohë ironia online nuk ndalet. Gazetari Agim Xhafka postoi një batutë brilante.

"Kur flet Rama për satelitët më vjen ndér mend Calja ,shoku im. Ai një mëngjes uroi Shpresën, fqinjën e tij:
-Shpresa, të të rrojë vajza, me! E paç me jetë dhe me fat!
-Qyqja çuno, po unë s’jam shtatzanë,-u çudit ajo.
-Nuk je, nuk je, ama një ditë do të jesh, -i tha Calja,"
shkruan Xhafka.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

qytetar09/11/2021 12:44

Po pse duheshka sateliti për të gjetur mdërtimet korruptive ? I shohin me sytë e tyre përdite shqiptarët që shkojnë në punë apo shëtisin nëpër rrugët e qyteteve shqiptare shumëkatëshet që gërvishtin qiellin.. Duke ditur se shumica e shqiptarëve nuk kanë para që të sigurojnë bukën e fëmijve të tyre, duke parë këto grataçela që kushtojnë miliona, e bëjnë lehtë llogarinë se sa kushtojnë e nuk kanë nevojë për satelitë. E po të thoshte katagjozi se satelitin do ta blejë për të zbuluar plantacionet e kanabisit e për ti shfarosur ato, ndonëse edhe kjo një shaka e trashë, do të koshte naive që mund ta besonin.

Shto koment

Denonco