VIDEO-SYRI TV/ Dhuna ndaj gazetares, Rama-policëve: Nuk ka nevojë të bëni gjeste

VIDEO-SYRI TV/ Dhuna ndaj gazetares, Rama-policëve: Nuk ka nevojë të bëni gjeste

11:58, 09/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takim me punonjës dhe drejtues të Policisë së Shtetit ku u prezantua buxheti i vitit të ardhshëm, u ndal dhe tek rasti i dhunës së ushtruar nga një efektiv i policisë ndaj gazetares Anila Hoxha dhe kameramanit të A2.

“Është për të ardhur keq kur individë të caktuar me uniformën e Policisë së Shtetit, siç ishte rasti i fundit i dikujt që keqtrajtoi një gazetare, jo për faktin se vajza ishte gazetare, por për faktin që ishte gazetare dhe ngjarja u bë më e bujshme. Fakti që keqtrajtoi një qytetare hedhin hije mbi këtë punë dhe mbi këtë sakrificë.

Çdonjëri prej jush del nga shtëpia në një punë të vështirë dhe nuk e meriton në imazhin e uniformës që vesh të ketë të tilla stërkala balte.

Është e rëndësishme që jo vetëm të veprohet siç u veprua, me shpejtësi për ta larguar nga detyra. Por është e nevojshme të mbahet parasysh se trupa e Policisë së Shtetit nuk ka nevojë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt, pasi është mishërimi i ligjit dhe ligji nuk flet, nuk shan nuk kërcënon, ligji vepron.

Në veprimin e ligjit është krejt e tepërt që të bëhen gjeste që i ulin kokën për sa ditë me radhë punonjësve të Policisë së Shtetit, për faj të dikujt që nuk e meriton të jetë kolegu i tyre”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco