VIDEO-SYRI TV/ Berisha në ‘Foltoren me rininë’: Shkarkimi i Bashës me votë nga baza

VIDEO-SYRI TV/ Berisha në ‘Foltoren me rininë’: Shkarkimi i Bashës me votë nga baza

16:34, 07/11/2021
A+ Aa A-

Lideri historik Sali Berisha ka mbajtur sot foltoren me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Krah kreut të këtij forumi, Belind Këlliçi, Berisha theksoi se sfida e rinisë për ringritjen e PD-së nuk është më një çështje lokale por ndërkombëtare përball agresionit ndaj konservatorizmit që po bëhet nga Xhorxh Soros. Sa i përket largimit të Lulzim Bashës, Berisha theksoi se veç vendimeve të Kuvendit, do të jetë edhe anëtarësia që do të vendosi me votë. 

Nga SYRI TV

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të diel foltoren me rininë. Nga amfiteatri i Akademisë së Arteve të tejmbushur nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Berisha i bëri thirrje të marrin në dorë opozitën dhe të ringrenë PD-në.

Sipas Berishës, ringritja e Partisë Demokratike, nuk është më një sfidë lokale, por një sfidë ndërkombëtare përball agresionit për asgjësim të konservatorizmit nga multimiliardieri Xhorxh Soros.

Duke u ndalur tek problemet e të rinjve, Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se sot narkoshteti i Edi Ramës po largon rininë duke shfrytëzuar me bandat dhe krimin resurset e vendit dhe po zbeh gjithnjë e më shumë shpesën e të rinjve.

Berisha theksoi para të rinjve se Lulzim Basha ka frikë ju ndaj dhe me urdhra me telefon nga zyra ku është kyçur po tenton të uzurpojë Forumin Rinor dhe Forumin e grave.

Sa i përket Lulzim Bashës, Berisha u shpreh se veç vendimeve të delegatëve në kuvendin Kombëtar,  do të pyetet edhe anëtarësia me votë.

Edi Rama me narkoshtetin dhe Lulzim Basha i marr peng prej tij janë dy problemet më të mëdha sot që ka vendi, u shpreh më tej Berisha, ndaj sipas tij, Rinia është përball një akti historik.

Duke sjell në vëmendje lëvizjen e dhjetorit 90 për rrëzimin e diktaturës, Berisha u shpreh se pas prindërve, tani ka ardhur koha e bijve për të rrëzuar diktaturën e narkoshtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco