Lajmi i fundit

LIVE/ Seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë

Buzhala: Shqiptarët donin liderin anti-Rama, e kanë gjetur tek Berisha, Basha dështoi

Buzhala: Shqiptarët donin liderin anti-Rama, e kanë gjetur tek Berisha, Basha dështoi

15:59, 07/11/2021
A+ Aa A-

Nga Berat Buzhala

Sali Berisha e ka fshi përpara Partinë Demokratike, s'ka që e ndalë. Nuk e di a është kjo nje gjë e mirë për këtë parti dhe për demokracinë shqiptare në përgjithësi. Berisha është qe 30 vjet në politike, edhe është pak vështirë me besu që mundet me dhanë edhe diçka me tepër për atë vend.

Unë jam prej atyre që besoj që Berisha është politikani që i ka dhanë më së shumti Shqipërisë, krahasuar me Metën, Ramën, Mejdanin, Mojsiun, Topin dhe të tjerë me radhë.

I ka pri rrëzimit të komunizmit, e ka anëtarësu në NATO, ia ka heq vizat shqiptarëve dhe të arritura të tjera.

Mirëpo, çka mundet me dhanë tjetër?

Sido që të jetë, Lulzim Basha u tregu i paafte për me qenë opozitar i Edi Ramës. Ka dështu qe tetë vjet, e do të dështojë edhe 80 vjet te tjera. Prandaj, rikthimi i Berishës dhe entuziazmi rreth tij edhe mund të justifikohet. Shqiptarët kanë qenë në kërkim të një lideri që nuk negocion me Ramën, që nuk i nënshtrohet e as frikësohet atij. Këtë gjë e kanë gjetur te Berisha.

Kështu që në demokraci mosha nuk është pengese shume e madhe. Mos t'i numëroj me radhë liderët që janë më të vjetër se Berisha.

Ndoshta nuk po don me shku prej kësaj bote pa e hjekë edhe Ramën.

Berisha ishte shpallur i vdekur edhe pas përmbysjes së vitit 1997.

Mirëpo e kishte dëshmuar qe ai duhet të shpallet i vdekur politikisht veç nëse është i vdekur biologjikisht.

Jepi Doktor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo07/11/2021 18:58

Buzhala mjaft më me pasionet krahinore! Mjaft më me dashurinë pa kushte për kosovarin Berisha! Saliu ja merr partinë Lulit,kjo është mëse e sigurt,por njëkohësisht Saliu e merr në qafë atë Parti! Kur më 1990 qanim në mitingun themelues të PD në qytet Studenti ti nuk ishe aty,prandaj nuk mund t'a kuptosh zhgënjimin e tmerrshëm që pësuam nga ky njeri Sali ..Sot ky njeri në krye të PD e mbyll historinë e opozitarizmit në Shqipëri sepse i nderuar Berat ,shqip t'a them Sali Berishën nuk e do njeri në Shqipëri,askush nuk e beson e voton më... Mos u rrej me ata interesaxhinj dhe naivë që e ndjekin pas nëpër Foltore...sapo ai të humbë zgjedhjet do i nxjerrin të parët sytë..atij pra " idhullit" ... Edi Rama,qelbësira më e madhe në Shqipëri ekziston në politikë vetëm pse shqiptarët urrejnë Saliun...Edi fiton sepse çdo shqiptar e di që Saliu bëri sikur iku nga kryetar i PD...mumja Basha nuk ishte i denjë as t'a imitojë jo më t'a zëvendësojë..tani Saliu i jep të drejtë Ramës,dhe populli do t'a votojë rseri Edin,derisa Saliu të ketë vdekur.... Përse bën sikur nuk kupton!??? Saliu nuk fiton më kurrë pushtet në Shqipëri o Buzhalë....mos këmbëngul ...uthulla e fortë gërryen enën e vet.... Plus që nuk dihet çfarë bëjnë amerikanët!! A do t'a lejojnë Salinë t'i sfidojë kaq keq!? Se ,siç e di,ndonjëherë ata...të dërgojnë.për gjah....larg qoftë!

DEMOKRATI07/11/2021 17:14

KA PER T'I DHENE AKOMA O I NDERUAR BERAT! DUKE RREZUAR DHE SHPORRUR LULZIM BASHEN, BOMBOLEN E OKSIGJENIT TE EDVIN RAMES, KA PER T'I DHENE SHUME SHQIPERISE DHE POPULLIT SHQIPTAR!!! KA PER T'I KTHYER BORXHIN PD-SE DHE DEMOKRATEVE! KA PER TE HAPUR NEGOCIATAT E ANTARESIMIT TE SHQIPERISE NE BE, PASTAJ PASARDHESI I TIJ KA PER TA BERE SHQIPERINE ANTARE DINJITOZE NE BE!! A E SHIKON I NDERUAR BERAT, SE SA GJERA TE TJERA KA PER TE DHENE SALI BERISHA? BESOJE KETE QE PO TE THEM! EDHE KOSOVA DHE E GJITHE SHQIPTARIA KA PER TE FITUAR ME SHUME NGA RIKTHIMI I DR. BERISHES! ANALIZOI THELLE DHE ME KUJDES KETO QE PO TE THEM!

Shto koment

Denonco