VIDEO/ Berisha sfidon Bashën: Hajde këtu në një debat, përballë meje dhe rinisë

VIDEO/ Berisha sfidon Bashën: Hajde këtu në një debat, përballë meje dhe rinisë

12:39, 07/11/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha po zhvillon ‘Foltoren e rinisë’ ku mijëra të rinj i janë bashkuar në takimin që po zhvillohet tek Akademia e Arteve.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri ka sfiduar kreun aktual të PD-së,  Lulzim Basha duke i bërë thirrje që të vijë dhe të përballet me rininë.

‘Pengkryetari ka humbur çdo lloj morali dhe së fundmi është vërsulur ndaj organizatës tuaj dhe asaj të grave demokrate, në një hakmarrje të turpshme, primitive.

Vendi i tij, nëse do të ishte burrë, do të ishte sot para jush, këtu me Belindin, Rigelsin, mua, në një debat të hapur. Por i kyçur në zyrën e tij, jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD-së, organizatën e grave. Forumi juaj ka statutin e tij, është i anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, forumi juaj nuk është pronë. Forumi juaj është kompetencë e juaja ekskluzive. Do të jeni juaj që do të zhvilloni procesin zgjedhor, do të jeni ju që do të zgjidhini se si do ti zgjidhi drejtuesit. Kryetari pa partia e ka kapur frika dhe tani është njeriu më i pashpresë.

Ju sugjeroj ta ftoni në një debat, të mos fshihet, të dalë ballë për ballë dhe të mësojë nga ju abc-në e demokracisë, pasi po sillet sikur është shkolluar në Korenë e veriut dhe jo në Hollandë.

Unë kërkoj ndihmën dhe mbështetjen tuaj, ne kemi vetëm një qëllim ta bëjmë PD shtëpinë e lirisë për demokratët shqiptarë. Të rikthejmë votën, forumet në PD që kryetari i shkelmon. Të vendosim pavarësinë e FRPD-së dhe Lidhjes së Gruas, që është e vërtetë se janë mbështetës të programit të PD-së, por janë të pavarur’, tha gjatë fjalës së tij lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco