Yuri Kim në zyrën e ministres së Ramës, zbulohet çfarë diskutuan

Yuri Kim në zyrën e ministres së Ramës, zbulohet çfarë diskutuan

18:03, 03/11/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilalin.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kim bën me dije se gjatë takimit ato biseduan në lidhje me mënyrat për të tërhequr më shumë investime të huaja dhe vende pune.

“Takim i mirë me ministren Edona Bilali, të cilën e takova për herë të parë në Shkodër. Ne diskutuam mënyrat për të tërhequr më shumë investime të huaja dhe vende pune. Mezi presim të bashkëpunojmë ngushtë për të rritur investimet në, nga veriu në jug.

Në këtë kontekst, ne diskutuam kërcënimin ndaj sigurisë dhe prosperitetit të paraqitur nga korrupsioni. Ne inkurajojmë masa konkrete për të rritur qartësinë e rregullave, transparencën e proceseve (përfshirë dixhitalizimin) dhe refuzimin e praktikave korruptive, në mënyrë që të gjithë të kenë një mundësi”, shkruan ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 03/11/2021 20:50

Ambasadoret e amerikes Vetem te vjedhin vijne ketu

Shto koment

Denonco