Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

VIDEO/ Nesho: Open Balkan forcon Serbinë, po mbahet me paterica vetëm nga Vuçiç dhe Rama

VIDEO/ Nesho: Open Balkan forcon Serbinë, po mbahet me paterica vetëm nga Vuçiç dhe Rama

18:11, 03/11/2021
A+ Aa A-

Diplomati i karrierës Agim Nesho, i ftuar në emisionin Task Forcë nga moderatorja Sonila Meço në Syri Tv, foli për Open Balkan.

Nesho thekson se me Open Balkan forcohet vetëm Serbia, duke shtuar se tashmë ky projekt është si me paterica, pasi mbahet në këmbë veç nga Rama e Vuçiçi.

“Open Balkan forcon vetëm Serbinë. Ky projekt i sherbën sa duket vetëm interesave të Vuçiçit dhe Ramës. Open Balkan nuk funksiononte as edhe kur tre vendet ishin të gatshme për iniciativën, por tani Zaevi është jashtë loje, opozita maqedonase nuk e përkrah këtë iniciativë.

Vetë deklarata e Brnabiç, se Mali i Zi mund të na bashkohet ngjan e rreme, se Podgorica duket se është po ashtu kundër, sepse ata shohin se Serbia bëhet agresive me këtë projekt. Vetëm ne duket se nuk e shikojmë këtë rrezik të madh e real.  Open Balkan tani nuk e di se a mund të quhet më projekt që vlen, sepse vetëm Rama e Vuçiç po e mbajnë me paterica”, u shpreh Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco