Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Nuk është Eurobond, është Ramabond/ Iriqi bisedon me Arben Ahmetajn

Nuk është Eurobond, është Ramabond/ Iriqi bisedon me Arben Ahmetajn

18:04, 03/11/2021
A+ Aa A-

Iriqi:- U gëzove që Rama të emëroi zëvendësin e tij?

Ahmetaj:- U mërzita, kisha plane të tjera për këto katër vjet.

Iriqi:- Çfarë planesh?

Ahmetaj:- Do numëroja e do rregulloja paratë që kam grumbulluar. I kam rrëmujë. Në një dhomë ato të inceneratorëve, në tjetrën ato të tërmetit, në zyrë dosjet me “kafe” që më sjellin. Duhet të kem respekt për eurot, dollarët, apo lekët. T’i sistemoj e t’i rregulloj. Se vërtet nuk është djersa ime, ama është djersa e popullit tim punëtor e hajdutdashës. Nuk më falet kjo parregullsi. Po nuk më le Rama rehat.

Iriqi:- Po pse të do kaq shumë?

Ahmetaj:- Nuk më do. Më ka zili. Se pa qenë kryeministér unë kam grumbulluar pasuri më shumë se sa ai. 

Iriqi:- U mërzit Braçe nga posti që ia more?

Ahmetaj:- Braçe shpejt do përfundojë si Majko. Në listat e ardhshme do themi ish-Braçe. E keni parë si leh?! Mendon se do trembë Ramën. Po ku pjerdh Rama për konet! Ka frikë Saimir Tahirin se ia ka mesazhet e drogës. Po Braçja çfarë i ka? Atë foton nudo me Delinën?! Atë e kam dhe unë në cel. E kam se shpesh pyes veten, shih mo çfarë shijesh ka ky njeri që e shet veten kaq shtrenjtë?!

Iriqi:- Po mbyllen pasojat e tërmetit?

Ahmetaj:- Pasojat janë si Covidi. Do i kemi mes nesh edhe pas njëzet vitesh. Po do jem me fat po na ra një tërmet tjetër. Atëherë pasurohemi më shumë se sa të shpojmë një pus nafte. Sjellin para të madhe këto fatkeqësitë. Nga buxheti dhe nga bota. E ndahen sipas shprehjes: “Tre lekë për tërmetin, tremijë lekë për Arben Ahmetin”

Iriqi:- Si duket buxheti 2022?

Ahmetaj:- Si ato kanatieret me vrima që mbanim dikur. Rrjedh paraja ngado. Shyqyr që e rriti borxhin se do na kishte marrë para turma e njerëzve.

Iriqi:- Pse sa u rrit borxhi?

Ahmetaj:- Po ja, duheshin 300 milionë euro, Rama tha, ore, bëjeni 700 milionë që mos rrimë e të vrasim mendjen gjithë vitin. E kështu Eurobondi na u bë Ramabondi, se po merret për hallet që i hap ai vendit.

Iriqi:- Po ti sikur ishe optimist, the që rritja ekonomike po kap 18%?

Ahmetaj:- Kështu më thanë. Dhe mos na beso shumë IRIQ. Rilindja është si piramidat e fajdeve dikur. Sa herë firma VEFA ishte në telashe e zgjidhte presidenti Alimuça. Ose bënte me pompozitet e shkëlqim “Miss Albanian”, ose blinte helikopter. Ndaj Rama bleu 'Air Albania'. Po i afrohet dita, po bëhet gati për spektaklin “MISS KRIZA”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco