Aktivistja e Teatrit i drejtohet Jorida Tabakut: Jeni turp dhe zhgënjim

Aktivistja e Teatrit i drejtohet Jorida Tabakut: Jeni turp dhe zhgënjim

11:18, 02/11/2021
A+ Aa A-

Debati mes aktivistëve të shoqërisë civile dhe deputetëve demokratë vazhdon në rrjetet sociale.

Aktivistja për Teatrin, juristja Adriana Kalaja ka pasur një debat me nënkryetaren aktuale të PD-së, Jorida Tabakun.

Kalaja i ka shkruar Tabakut nëse ka ndodhur marrëveshje që PD-ja do ta abstenojë, duke ironizuar me votimin abstenim në Kuvend të deputetëve në lidhje me borxhin 700 milionë eurosh që do të marrë Edi Rama me anë të Eurobondit.

‘Keni ndonjë marrëveshje këtë javë që të abstenoni? Po letrat e asaj vilës në Hamallaj i bëre publike? Sa të turpshëm jeni. Zhgënjim që ju mbështetën dhe votuam’, - shkruan Adriana Kalaja në një postim të Jorida Tabakut.

Pas këtij teksti-akuzë ka ardhur edhe një përgjigje e gjatë e Tabakut për aktivisten Kalaja.

'E nderuar Adriana, më vjen keq që lexoj këto fjale prej jush sidomos për një njeri që si puna ime ka ardhur për të protestuar njësoj si të gjithë në godinën e Teatrit Kombëtar. Ju madje me keni qëndruar në krah dhe kemi këmbyer sa e sa informacione në lidhje me dokumentet që munda të marr për këtë çështje. Jo vetëm kaq, por juve keni njohje dhe keni protestuar edhe me familjarë të mi. Tani, keni nisur një fushate shpifje dhe akuzash që duket i keni marrë borxh nga ai që shkatërroi Teatrin Kombëtar. Për dijeninë tuaj e për dijeninë e atyre qe ju lexojnë duke menduar se keni të drejtë më lejoni t'ju them, se unë njeriun që ju e keni si burim informacioni për këto shpifje, Erion Veliaj, e kam denoncuar në SPAK.

Arsyeja e denoncimit në SPAK të njeriut që ju merrni si referencë për akuzat e juaja është sepse ai ka kryer vepër penale të shpifjes. Unë po pres e qetë hetimin që po bën prokurori i SPAK, pasi nuk kam kryer asnjë shkelje ligjore dhe asnjë veper penale. Ju, si një juriste tejet e sprovuar dhe me një eksperiencë të lartë në këtë fushë duhet ta keni të qartë që shpifjet nuk janë prova. Por, ajo që më shqetëson është se juve përdorni shpifjet e njeriut që shkatërroi Teatrin Kombëtar për të më baltosur mua. Nuk e di çfarë mund të quhet. Personalisht nuk do përdorja ndonjehërë shpifjet e tij për të goditur as armikun tim më të madh.

Së dyti, për interesin e qytetarëve dhe sidomos të atyre që mund t'ju ndjekin ju si zë i të vërtetës. Lejomëni t'ju sqaroj se personalisht si deputetë kam votuar kundër Eurobondit. Megjithëse tradita në PD ka qenë për të abstenuar apo bojkotuar sallën edhe kjo vërtetohet lehtësisht. Por, unë si deputetë kam votuar kundër dhe i qëndroj kësaj vote.

Si përfundim. Do të dëshiroja dhe do kërkoja prej jush si një juriste e zonja dhe e sprovuar që të presim faktet dhe provat që dalin nga gjyqi. Çdo pronë e imja dhe familjes është me dokumente dhe sipas ligjeve te vendit.

Nuk kemi pasur frike nga deklarimi i pronave as ne kohen kur quheshim kulakë e nderuar zonja Kalaja. Madje, jam një nga ato deputetë që kam firmosur Vettingun në politike. Kjo për të sqaruar qytetarë të devotshëm dhe juristë të talentuar si puna e juaj sepse dëshiroj fort që shpifjet të mos përdoren nga njerëz si ju si baltë për t'ia hedhur kundërshtarit momental.

Ju faleminderit sinqerisht që me dhatë mundesinë që të sqarohesha publikisht me ju’, - shkruan Jorida Tabaku në Facebook si përgjigje për aktivisten Adriana Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Artur02/11/2021 21:14

Jorida Unë jam i bindur që t'i vizive kundër marrjes së eurobondit.Se kam info të sigurtë.Por...por...por ti nuk je pastruese në PD moj Joridë.Ti je nënkryetare dhe mban përgjegjësi thelbësore sa i takon devijimit politik të forcës politike që drejton.Jeni shitur Jorida.Mos na përmend përndjekjen e të parëve.Merru me trafikun tënd politik fitimprurës.u

Skrapari02/11/2021 13:15

Joride. Ceshtjen e vetingut ne politike e hodhi poshte me neveri juristi me i mire ne Shqiperi i nderuari Ylli Manjani, me argumente bindese. Ndaj ju lutem mos e zini me ne goje se po beheni te neveritshem si opozite e djathte.

Shto koment

Denonco