Bylykbashi: Basha e ka për detyrë të vijë në Kuvendin e PD, vendimet merren edhe pa prezencën e tij

Bylykbashi: Basha e ka për detyrë të vijë në Kuvendin e PD, vendimet merren edhe pa prezencën e tij

01:14, 02/11/2021
A+ Aa A-

Më 11 Dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i PD, datë e cila u bë e ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha nga ‘Foltorja’ e Lezhës.

Ndërkohë deputeti i PD Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin ‘Drejt’ shprehet se në këtë Kuvend, Kryedemokrati Lulzim Basha e ka për detyrë që të shkojë.

Oerd Bylykbashi: Basha e ka për detyrë të jetë në Kuvend. Ai nuk është delegat i thjesht është kryetar i partisë. Nëse nuk do jetë është njësoj si të mos jetë një anëtar i thjeshtë.

Bylykbashi thotë se Kuvendi i merr vendimet edhe pa prezencën e Bashës, duke qenë se Kuvendi mblidhje për ndryshimin e statutit. 

Oerd Bylykbashi: Kuvendi i merr vendimet pa prezencën e Kryetarit se nuk është e nevojshme. Kryetari i partisë e pëlqen apo nuk e pëlqen zhvillimin e Kuvendit, Kuvendi do të mblidhet pasi thirrje është bërë për ndryshimin e statutit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco