VIDEO/ ‘Fondi Kombëtar’, Arifi: Qeveria Kurti futi paret e para. Serbia investon 80 mln euro në Kosovë

VIDEO/ ‘Fondi Kombëtar’, Arifi: Qeveria Kurti futi paret e para. Serbia investon 80 mln euro në Kosovë

17:29, 01/11/2021
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, kryetar i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka komentuar vendimin e qeverisë së Kosovës për fond të veçantë për Luginën e Preshevës, si dhe kërkon vëmendje nga qeveria shqiptare.

Ish-kryetari i Luginës së Preshevës Arifi ka theksuar se paret e para në këtë fond i ka futur 'qeveria Kurti' e Kosovës, por Rama ka prej 3 vitesh e gjysmë që e ka në zyrë kërkesën zyrtare por nuk ka hedhur asnjë hap në këtë drejtim.

Gjithashtu Arifi iu referua edhe politikave të ndjekura nga Serbia, e cila investon 70 – 80 milion euro në Kosovë, kryesisht në veri të saj.

Ferko: Kërkesa e vazhdueshme e Luginës së Preshevës për një mbështetje financiare ndaj faktorit shqiptar, u plotësuar nga Qeveria e Kosovës, por ju ndërkohë kërkoni edhe reagimin e qeverisë shqiptare. Çfarë ndryshon së pari ky vendim i qeverisë së Kosovës?

Arifi: Nuk ndryshon asgjë, por është një vendim i qeverisë së Kosovës, në mënyrë që të avancojë idenë e përkrahjës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përmes buxhetit Shqipëri dhe Kosovë. Përveç se ky vendim është historik nga ‘qeveria Kurti’ është një vendim në bashkëvijimësi që është negociuar me vite me radhë nga ana jonë, që të krijojmë ‘Fondin Kombëtar të Solidaritetit’, fond që balancon politikat asimetrike me Serbinë. Nuk mund të bëjmë politikë me Serbinë në nivel të njejtë, përderisa Serbia investon 70 – 80 milion në vit në Republikën e Kosovës, konkretisht në veri të Kosovës. Pra ka një disbalancë politike pasi qeveria e Kosovës dhe ajo shqiptare nuk kanë investuar në Luginë të Preshevës. Këtë gjë e kemi kritikuar edhe më herët në takimet me kryeministrat e Kosovës por edhe me Ramën. Para 4 viteve kemi qënë në zyrën e tij. Prej 3 vite e gjysëm Rama e ka kërkesën zyrtare në zyrën e tij. Parata e para në këtë fond i ka futur Albin Kurti me qeverinë e tij, jemi vonë dhe tempin e kemi shumë të avashtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco