‘Asgjë e re nga fronti i lindjes’/ Kryemadhi i përgjigjet Bashës për ‘Trekëndëshin e Bermudës’

‘Asgjë e re nga fronti i lindjes’/ Kryemadhi i përgjigjet Bashës për ‘Trekëndëshin e Bermudës’

18:41, 30/10/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës, i cili e cilësoi presidenti Ilir Meta pjesë e trekëndëshit të Bermudës, duke e grupuar me Berishën dhe Ramën.

Nga SHBA në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryemadhi u shpreh me ironi se për të kjo deklaratë është ‘asgjë e re nga fronti i lindjes’.

Ndryshe nga prononcimet e mëhershme, Kryemadhi theksoi se djegien e mandateve nga ana e opozitës, ajo e cilësoi një lojë të rrezikshme që cenoi demokracinë dhe solli shpërnguljen në masë të të rinjve dhe të rejave.

Kryemadhi: Djegia e mandateve ishte një lojë e rrezikshme që cenoi demokracinë dhe solli shpërngulejn në masë të të rinjve dhe të rejave. Duhet të punojmë të gjithë për vendin tonë. Sot pika më kulmore dhe më e rëndësishme, është t’u japim shpresë të rinjve dhe të rejave.

Gjithashtu kryetarja e LSI komentoi edhe deklaratën e presidentit Ilir Meta para zgjedhjeve, që do të kthehet në krye të kësaj partie në përfundim të mandatit të kreut të shtetit, duke theksuar se kushdo është i mirëpritur për t’u kthyer në LSI, për të kontribuar në forcimin e demokracisë.

Kryemadhi: Nuk mund të them sa i përket kësaj gjëje. Di të them që LSI mirëpret çdo njeri që do të kthehet dhe të kontribuojë për të forcuar demokracinë.

Gjatë intervistës në VOA, Kryemadhi foli edhe për rolin e LSI, sot e cila ka një numër të vogël deputetësh në parlament dhe pa grup parlamentar.

Kryemadhi: Sot një nga problematikat më të mëdha që ka jeta politike shqiptare nga zbatimi i rregullores në parlament është në udhëkryq të jashtëzakonshëm. Roli i LSI nga një mekanizëm kontrollues që mbante balancë mes dy ekstremeve të mëdha, tashmë ky mekanizëm që ruante balancë qoftë për reformën në drejtësi, apo edhe në 8 ligjet e saj.

Sot jemi në një aspekt komplet tjetër ku flasim me tallje me qytetarët shqiptarë. Kryeministri flet për ujin e pijshëm. LSI e sheh veten duke vazhduar misionin e saj. Kauza e opozitës deri në zgjedhjet e 2021, ajo që dua të them që LSI vazhdon të qëndrojë. Javën që kaloi dorëzova padinë e tretë për inceneratorin e Fierit. Kemi denoncime të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/10/2021 19:56

O Mona! Ne SHBA paske shkuar? Aty rri, mos e rruaj fare per Shqiperine dhe shqiptaret! Para ke sa te dhjesesh, femijet e i ke rregulluar per mrekulli, c'te plasi bytha ty per shqiptaret dhe femijet e shqiptareve!!! Per ty dhe per Liken paska qene kjo bote!! LSI e keni mburoje-partine e familjes! Vetem rol kontrollues nuk luajti kurre LSI ne politiken shqiptare! Lujati vetem rolin me te ndyre qe mund te luaje nje parti, rolin e pazarxhiut, matrapazit dhe dallaveraxhiut per interesa personale. Roli i LSI ishte vetem mbajtja ne pushtet e qelbesirellekut, si ne 2009 per mbajtjen e PD ne pushtet, edhe ne 2011 per marrjen e bashkise se Tiranes nga plehra Lulzim Basha, edhe ne 2013 me ardhjen ne pushtet te kryeqelbesires Rama, ne 2015 ne marrjen e bashkise se Tiranes nga krye-lali Plehu. Keto kane qene rolet me te qelbura, me te ndyra dhe me te poshtra te LSI. Aq role te ndyra ka luajtur LSI, sa iu eshte merzitur dhe peshtirosur qe te dy padroneve te PD dhe PS, te cilet u bene bashke dhe e eliminuan LSI. LSI nuk ka kontrolluar asnje parti ne pushtet, por vetem i ka mbajtur ne pushtet dhe ka ndare me pushtetin placken e vjedhur!

Shto koment

Denonco