Strazimiri, propagandës së Bashës: E kemi 20 Shkurtin, por pse hesht për Dvoranin?

Strazimiri, propagandës së Bashës: E kemi 20 Shkurtin, por pse hesht për Dvoranin?

15:07, 29/10/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri ngre pikëpyetje se pse hesht Lulzim Basha për Ardian Dvoranin.

Strazimiri shkruan se, ne e kemi një datë për përkujtimin e viktimave të komunizmit, por Basha hesht për njeriun që i vrau pa mëshirë.

Reagimi i Gent Strazimirit:

Nderimi i viktimave të komunizmit ‘nuk jep bukë’ , ‘Dvorani’ po!

NJOFTIM

Ka një ditë për të përkujtuar shpirtrat e viktimave të komunizmit në Shqipëri, është 20 shkurti, dhe është votuar në Kuvend me propozim të Sali Berishës!

Ka edhe një pavion në Muzeun Historik Kombëtar kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, dhe është kërkuar dhe inauguruar nga Sali Berisha!

Partia Demokratike ndenji mjaftueshëm në pushtet për të ndërtuar dhe nderuar memorien, por memoria dhe nderimi i tyre sot ‘nuk jep bukë’...

‘Bukë jep’ heshtja në emër të ‘pro-amerikanizmit’, për nderimin ndaj Ardian Dvoranit që i vrau, pa faj, pa shpirt, e pa mëshirë...

KAQ!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco