Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Petrit Vasili ndërhyn në ‘debatin’ Basha-Rama: Boll me tangon tuaj

Petrit Vasili ndërhyn në ‘debatin’ Basha-Rama: Boll me tangon tuaj

11:54, 28/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, prej gati një orë kanë pushtuar foltoren e parlamentit dhe po japin një shfaqje batutash kundër njëri- tjetrit.

Në këtë situatë ka ndërhyrë deputeti I LSI-së Petrit Vasili i cili ka kërkuar zbatimin e rregullores duke thënë, se ata të dy mund të bëjnë muhabet sa të duan diku tjetër, por jo në foltoren e parlamentit duke bërë tango.

"Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur këtu, apo është pronë e çdo tangoje politika e që ka kohë të tjera për t'u bërë. Pas fjalës së kryeministri deklaruat se interpelanca mbyllet. Hapni diskutimet ça të doni, lërini të bëjnë muhabet sa të duan, por të paktën formalisht bëjeni këtë sallë të funksionojë. Nuk është pronarë i Kuvendit kryeministri.  Ku të vemi ta kërkojmë fjalën, te shkallët e Kuvendit. Mbylleni këtë debat dhe hapni diskutimet, boll këtë rrumpallë parlamentare që është pa rregull e asgjë", tha Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco