Levonja:  Nuk mbeti dështak në PD pa kritikuar Berishën në FB, por sallat mbushen plot

Levonja: Nuk mbeti dështak në PD pa kritikuar Berishën në FB, por sallat mbushen plot

23:37, 27/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari Ilir Levonja, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se nuk ka ngelur dështak pa kritikuar Berishën në rrjetet sociale.

Levonja thekson se ata që janë vërtetë burra, duhet që të flasin nëpër sallat e Foltores, të cilat mbushen plot.

“… mire qe është Fb. Nuk mbeti kembe deshtaku brenda demokrateve pa iu perveshur Berishes. Po dilni, debatoni. Mbushni sallat. Keni 8 vjet qe gerreverreni aq sa po na del qe brenda pd qenkan te gjithe filozofe, franksioniste, progresiste, antibunkeriste etj. Bunkerizim do te thote kur ben gam gam nga frengjia.

Jo nga skena e teatrove a sallat e pallateve publike. Opozite do te thote fryme, fryme… salla plot, debat te hapur, votim me doren larte, jo me ngriva-shkriva. Apo, ti nuk voton se me ke inat mua. A jeni demokrate… ?Apo rilindas demokrate? Shko në salle e debato, kaq. Hapi portat, hape garen, lere vokacionin te rrjedhi”, u shpreh Levonja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco