‘Rama po përçan opozitën’/ Bushati: Mbështet Bashën, si krahu i dobët i PD-së

‘Rama po përçan opozitën’/ Bushati: Mbështet Bashën, si krahu i dobët i PD-së

22:07, 27/10/2021
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati tha se Edi Rama po ndihmon në përçarjen e Partisë Demokratike gjatë këtij mandati, për ta shfokusuar atë nga roli i saj.

I ftuar në emision “Shock”, në Euronews Albania, Bushati theksoi se Lulzim Basha i është bashkuar ‘përçarjes’ që synon Rama, me aktin e fundit që ka bërë, duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

Bushati: Rama ka qenë aktiv në përçarjen e opozitës dhe natyrisht i ka pëlqyer e fundit që ka bërë Basha, që iu bashkua skemës së përçarjes së opozitës duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Edi Rama do që ta përçajë PD-në në mënyrë që konflikti i brendshëm në parti të zgjasë në kohë, duke bërë që opozita të fokusohet në këtë konflikt dhe jo në rolin e saj.

Në lidhje me konfliktin e fundit në PD, analisti sqaron se kryeministri Rama përkrah Lulzim Bashën në këtë konflikt dhe jo Sali Berishën, pasi Lulzim Basha është “krahu i dobët i PD-së”.

Bushati: Edi Rama do të fuqizojë krahun më të dobët të PD-së. Krahu më i dobët është Lulzim Basha që po humbet përkrahësit e PD-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco