Si do të mblidhet Kuvendi Kombëtar? Ristani tregon rrugën: Bashës do t'i jepet e drejta të...

Si do të mblidhet Kuvendi Kombëtar? Ristani tregon rrugën: Bashës do t'i jepet e drejta të...

21:44, 27/10/2021
A+ Aa A-

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani jep argumentet pse Kuvendi Kombëtar i PD mund të mblidhet edhe pa miratimin e Lulzim Bashës. 

Sipas Ristanit, Kuvendi Kombëtar i PD-së drejtohet nga një komision që e propozon kryetari, por edhe nëse ky i fundit nuk e ushtron detyrën për të bërë propozimin, kjo gjë nuk e pengon dot mbledhjen e Kuvendit.

Teksa bëri një panoramë të situatës aktuale brenda PD-së, Ristani theksoi se kreut të PD, konkretisht Lulzim Bashës do i ofrohet kjo e drejtë, por në rast se nuk propozon asgjë, kryetari i Këshillit Kombëtar do të zgjedhë edhe komisionin.

“Vërtet që Kuvendi mund të mblidhet me thirrjen e ¼ të anëtarëve. Kuvendi është organi më i lartë i partisë. Ka një klauzolë që Kuvendi do drejtohet nga një komision që e propozon kryetari dhe do i kërkohet të bëjë propozimin si e ka statuti. Nëse kryetari nuk e ushtron detyrën për të bërë propozimin, nuk e bllokon mbledhjen e Kuvendit. Kryetari ka të drejtë të propozojë dhe kjo e drejtë do i jepet. Nëse s’do të propozojë, do dalë kryetari i Këshillit Kombëtar dhe do e zgjedhë komisionin”, deklaroi Ristani në emisionin “Now” në Euronews, me moderatoren Erla Mëhilli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco