Nurellari: Kosova ka probleme me shfrytëzimin e potencialeve të veta natyrore

Nurellari: Kosova ka probleme me shfrytëzimin e potencialeve të veta natyrore

21:37, 27/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari Adri Nurellari, i ftuar në emisionin Këndi i Pano Sokos në Syri Tv, foli për ekonominë e Kosovës.

Nurellari thekson se Kosova ka probleme me shfrytëzimin e potencialeve të veta natyrore. Ai shton se Kosovës i duhet një hekurudhë, që të lidhet me vendet e rajonit ose Shqipërinë.

“Duhet që të bashkëpunohet më shumë me Kosovën. Kosova ka qymyrin si potencial të mirë të zhvillimit. Kosova ka probleme me shfrytëzimin e potencialeve të veta natyrore. Albin Kurti vepron sipas divizës që ne mund t’ja dalim me forcat tona.

Kosova ka bërë investime në infrastrukturë. Kosova ka pasur ekonomi në rritje, ka pasur rritjen më të lartë në rajon, kjo lidhet edhe me stadin e ulët. Rrugët janë shteruar në Kosovë, vetëm një rrugë që lidhet me Nishin ka ngelur. Autostradat janë kryer në Kosovë nga qeveria Thaçi. Tjetër mund të bëhet që të ndërtohen hekurudha, të lidhet Kosova me vendet e rajonit, edhe me Shqipërinë, sepse lidhja që ka me Malin e Zi është jocilësore, janë ura të vjetra”, u shpreh Nurellari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco