Pas propozimit të PD, Rama nuk vonon: Të ngrihet menjëherë Komisioni i Reformës Zgjedhore

Pas propozimit të PD, Rama nuk vonon: Të ngrihet menjëherë Komisioni i Reformës Zgjedhore

20:31, 27/10/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike dorëzoi sot në Kuvend kërkesën për t’u ngritur një Komision i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, me qëllim zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. 

Menjëherë pas këtij propozimi, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me 12 drejtuesit e qarqeve në selinë rozë. 

Gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta raporton, duke iu referuar burimeve nga mbledhja, se kryeministri Edi Rama ka shprehur dakordësinë për ngritjen e komisionit të 'Zgjedhores'. 

Kreu i qeverisë ka qenë i prerë duke udhëzuar të dijët që Reforma Zgjedhore të miratohet menjëherë në Parlament, ashtu siç e kërkon opozita.

Selia blu kërkon që komisioni të ngrihet me përbërje të barabartë mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës. 

Nëse miratohet Komisioni duhet që ta ushtrojë veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të vendimit. Për Partinë Demokratike, problematikat dhe rekomandimet në raportin e ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit meritojnë një trajtim të veçantë nga Kuvendi në mënyrë që të adresohen nëpërmjet nismave ligjore. 

Pas takimit me drejtuesit e qarqeve, Rama dha një prononcim për mediat nga ku deklaroi se do të jetë i hapur për të shqyrtuar çdo propozim i PD si dhe për t'u ulur në tryezë me kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco