Rama i 'çel derën' Bashës dhe e fton në tryezë: Do shqyrtojmë çdo gjë. Komenti për Berishën

Rama i 'çel derën' Bashës dhe e fton në tryezë: Do shqyrtojmë çdo gjë. Komenti për Berishën

19:49, 27/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga selia e PS, pas mbledhjes së zhvilloi me drejtuesit politikë në 12 qarqe, se është i hapur për të shqyrtuar çdo propozim të opozitës dhe për t'u ulur e negociuar. 

Për Vettingun në politikë, Rama se kalimi i draftit do të varet nga argumentet që ka paraqitur opozita.

Ai u shpreh i gatshëm të ulej dhe të diskutonte me lidershipin demokrat për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga selia blu. 

"Mendjen nuk ma keni lexuar. Nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë për të respektuar një parim që e kemi vendosur vetë që në fllim, që jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë. Dhe do të ulemi me vullnet të mirë për çdo gjë që opozita do që të diskutojmë. Do t'i dëgjojmë të gjitha argumentet. Në 2018 kemi patur një propozim për Vettingun në politikë, ai propozim ka qenë jo bindës. Nuk dinim gjë për propozimin e ri, janë kaluar 3 vjet dhe idetë e argumentet evoluojnë. Nëse janë argumentet bindëse do të bëjmë më të mirën. Do ulemi në tryezë dhe do të japim të gjithë disponimin për të dëgjuar. Do themi ato që mendojmë. Do të marrim mendimin e ekspertëve tanë të fushës dhe do të arrijmë në konkluzione në mënyrë sa më civile. Se, në fund të fund cilësia e demokracisë, cilësia e bashkëjetesës në një vend nuk varet sa shpesh biem dakord por nga mënyra si s'biem dakord", u shpreh Rama. 

Një dorë Bashës, Rama ia dha edhe kur u pyet për lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha kur tha se ndjen keqardhje për atë që po ndodh në PD. Ndërsa shprehu gatishmërinë për të marrë të dëshmuar përpara Komisionit Hetimor për 25 prillin, madje foli me tone të buta dhe miqësore. 

Hetimi për 25 prillin
"Jam në dispozicion si asnjëherë tjetër. Nuk kam patur ndonjë ftesë, por jam në dispozicion. Ai komision është ngritur me kërkesën e opozitës. E dimë si kanë rrjedhur ngjarjet. Nuk ka jo vetëm qytetar të angazhuar në zgjedhje në krahun tonë apo të angazhuar në zgjedhje si një votues i lirë pa qenë i lidhur me një parti, por nuk ka as mes demokratëve dhe po del më e qartë se PD ka humbur zgjedhjet. Historitë me masakra dhe përralla janë propagandë, që janë punë e tyre". 

Lëvizja e Berishës
"Nuk kam asnjë koment lidhur me çfarë ndodh në fushën e PD-së, por di të them që po të ishin mbledhur të gjithë humoristët dhe satiristët që të shkruajnë një pjesë me shumë seri për se si PD mund të katandiset në një objekt realisht keqardhje por edhe humorit të zi, është ajo që po ndodh sot në PD". 

Vettingu në politikë
"Respektoj parimin që ne jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë dhe pa paragjykuar asgjë. Mund të mos na binë në pamje të parë një gjë që thhet dhe përcillet dhe ne nuk dimë gjithçka, ulemi dhe diskutojmë argumentet. Nëse shohim interes për publikun, për vendin, s'ka diskutim se s'ka rëndësi nga vjen propozimi. Nëse nuk shohim interes, do të themi nuk e pranojmë këtë propozim. Por nuk bëhet dialogu në Tv me mikrofonët përpara, por të vijnë në tavolinë. Do ta analizojmë dhe do të japim opinionin tonë".  

Helmimi në Krujë
"Sipas jush nuk duhej ndërtuar ujësjellësi i ri, apo ujësjellësi i ri ka sjellë këtë problem? Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Të çosh ujësjellësin në shtëpi është një gjë dhe të siguros që uji është në të gjitha parametrat, është një gjë tjetër. Qeveria ka bërë investimin dhe ujësjellësi, ndërmarrja ka detyrimet e veta. Çështja është në hetim për të kuptuar se çfarë ka ndodhur".

Ndërkohë, gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta raporton, referuar burimeve nga mbledhja, se socialistët kanë rënë dakord për të ngritur menjëherë Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjdhore, që sot e kërkoi PD. 

Duke folur për mbledhjen në parti, Rama tha se në fokus kanë qenë çështje me interes për PS-në. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco