Spaho: Me Bashën kemi humbur katër zgjedhje, demokratët kanë besim te Foltorja e Berishës

Spaho: Me Bashën kemi humbur katër zgjedhje, demokratët kanë besim te Foltorja e Berishës

19:40, 27/10/2021
A+ Aa A-

Ish-nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, në një intervistë me moderatorin Juli Krisafi në Syri Tv në emisionin Ora 17:00, foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Spaho thekson se me Bashën, PD ka humbur katër palë zgjedhje, duke shtuar se demokratët kanë besim te Foltorja e Berishës.

“Me Bashën kemi humbur 4 zgjedhje rresht. Te Foltorja shohim një njeri që ka qenë fitues, që di të drejtojë, e ka treguar këtë gjë. Demokratët kanë besim tek Sali Berisha. Propozimet e Bashës janë vetëm që të tërheqin vëmendjen nga Foltorja. Vettingu në politikë nuk është diçka e re, më 2018 është paraqitur, nuk kemi frikë, të na vetojë kush të dojë. Vettingun politik, sidomos nga SPAK, e ka hedhur poshtë Venecia.

Ka dallim mes prokurorëve dhe gjyqtarëve, këta të fundit emërohen, kurse politikanët votohen. Politikanët nuk emërohen, por zgjidhen dhe votuesi i voton, nuk janë për të gjithë jetën, por për një mandat 4-vjeçar. Çfarë SPAK-u, kur Basha ka thënë vetë se kam besim zero tek SPAK-u. SPAK nuk po heton lidhjet e politikës me krimin”, u shpreh Spaho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco