VIDEO/ Berisha: Ja pse Edi Rama është Kreu i Meduzës!

VIDEO/ Berisha: Ja pse Edi Rama është Kreu i Meduzës!

19:23, 27/10/2021
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha postoi një video nga Foltorja e Kavajës, nga ku deklaroi se Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet. “Ja pse Edi Rama është kreu i Meduzës,” shkruan Berisha.

“Edi Rama dhe mafia e Sorosit, e dërgoi Tahirin në Dhomën Ovale, ku nuk kishte shkelur kurrë një ministër i Brendshëm nga Shqipëria, por duhej të shkelte Saimir Droga për të na turpëruar të gjithëve ne.

Ikën ai, emërohet Xhafa i drogës. I vëllai, lider i rrjetit të trafikut në Bolonjë, i dënuar, drejtonte trafikun nga Vlora, i lirë, sepse i paguante Edi Ramës.

Pasi mori erë çdo gjë, ka emëruar skuthin e familjes, Çuçin e familjes. Dhe nuk merret me grupet kriminale, por merret me kundërshtarët politikë, dhe nxjerr policët në rrugë për të më bllokuar rrugën. Qafën do thyejnë të gjithë këta miqtë e mi,” deklaroi Berisha një ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco