Spaho: Foltorja, e vetmja shpresë që nxjerrë PD nga kriza! Basha nuk e ndalon dot Kuvendin

Spaho: Foltorja, e vetmja shpresë që nxjerrë PD nga kriza! Basha nuk e ndalon dot Kuvendin

18:38, 27/10/2021
A+ Aa A-

Duke e vlerësuar maksimalisht si lëvizjen e duhur, deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka deklaruar se “Foltorja” e ish kryeministrit Sali Berisha është e vetmja shpresë për të nxjerrë nga kriza partinë.

Në një intervistë për MCN, Spaho ka pasur rezerva ndaj kreut të PD Lulzim Basha, ndaj të cilit shprehet se ka lënë në mes të rrugës çdo kauzë që ka nisur dhe qytetarët të zhveshur politikisht dhe me besim të cënuar.

Sipas tij, Foltorja nuk po mbahet për interesat personale të Berishës, por për të reformuar partinë.

“Lëvizja që ka ndërmarrë Berisha për foltoren e kam konsideruar si tërmet por gjendja në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike është katastrofike dhe ka ardhur për një periudhë të gjatë kohore sidomos pas 2017 dhe pas djegies së mandateve ku kam konstatuar se vendimet merren në mënyrë të njëanshme pa u konsultuar.

Vendimet merren dhe lihen përgjysmë rrugës. Dhe pastaj dalim te qytetarët të zhveshur politikisht dhe me besim të cenuar. Ndoshta programi i foltores e tregon qartë se objektivi nuk është të zgjidhim problemet personale të Berishës sepse ato i ka çuar në gjykatë, por ai ka premtuar reforma brenda partisë që mund ta demokratizojnë atë dhe të humbin nga tradita që humbësit e zgjedhjeve nuk japim dorëheqjen. Zgjedhja e atyre që konkurrojnë do bëhet me primare, të garantojmë se në PD do ketë frymë sepse debati, konkurrenca brenda radhëve çon në merita dhe zgjedhjen e njerëzve më të mirë për të drejtuar”, tha Spaho.

Deputeti shprehu bindjen se Kuvendi do të mbahet së shpejti, dhe duke iu referuar statutit ai thekson se Lulzim Basha nuk ka asnjë forcë për ta ndaluar.

“Kuvendi do mbahet sa kohë që një shumicë ka një vullnet do mbahet. Ende nuk ka një datë por duhet të keni parasysh se në statut thuhet se kuvendi është organi më i lartë nuk është as kryetari as ndonjë tjetër dhe Basha nuk mund ta ndalojë atë”, tha Spaho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Barbarossa27/10/2021 19:15

Foltorja po bëhet shpresë për gjithë shqiptarët e ndershëm, jo vetëm për PD-në

Shto koment

Denonco