Edi Rama ka njoftuar se do të mbledhë sot pasdite në selinë rozë drejtuesit e 12 qarqeve të vendit.
Nga raportimet e mediave, takimi do të jetë i fokusuar në analizën e zgjedhjeve të 25 prillit.
Drejtuesit politik të qarqeve do të përgatisin një raport mbi analizën e bërë dhe pritet që edhe kryeministri të japë porositë e tij.
“PS i ka dhënë një rëndësi të veçantë analizës zgjedhore në të cilën janë fokusuar edhe drejtuesit e qarqever. Do të ketë një raport për këtë analizë për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Pritet që Edi Rama të japë porositë për sa i përket punës organizative të 12 qarqeve”- tha një prej pjesëmarrësve të ftuar në takim.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha ka mbledhur krerët e degëve në selinë e PD ku i ka mbajtur për rreth tre orë në takim.
© SYRI.net