VIDEO/ Analisti: Rama në gabim! Në Prishtinë kemi një shprehje, ‘nga Open Balkan në Blody Balkan’

VIDEO/ Analisti: Rama në gabim! Në Prishtinë kemi një shprehje, ‘nga Open Balkan në Blody Balkan’

18:04, 27/10/2021
A+ Aa A-

Analisti dhe eksperit i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi ka folur mbi procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe sulmin e Ramës ndaj BE-së per këtë fakt.

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Arifi ka theksuar se Rama nuk po do ta kuptojë dhe po vazhdon në gabim se sa i përket ‘Open Balkan’, në Prishtinë është bërë një shprehje e famshme, ‘nga Open Balkan në Blody Balkan’.  

Ferko: 'Letra e Hapur' e publikuar nga politiko.eu, që Rama i ka dërguar BE ku theksonte nismën e ‘Open Balkan’ deklaronte se nëse nuk na bëni pjesë, afrohuni te ne dhe na mbështesni financiarisht. Mediat në Kosovë janë ndalur mbi pjesën ku Rama thoshte se Kosova e meritonte prej kohësh liberalizmin e vizave dhe ju jeni përgjegjës që nuk e keni bërë këtë ende.

Arifi: Editoriali ka qënë më tepër një lutje një ankesë e Ramës ndaj BE, që është e panatyrshme e kryeministri i një vendi që aspiron për tu bërë anëtar i BE. Duhet të ndryshojë mentaliteti para se të ndryshojnë veprimet dhe për fat të keq mentaliteti është i njëjti, politikanët e Ballkanit ankohen tër ditën dhe nuk marrin reforma të thella për vendin e tyre. Në rastin konkret Rama mundohet ta shantazhojë BE por nuk mundet të arrijë rezultate. Edhe me çështjen e ‘Open Balkan’ prap nuk do arrijë asgjë nga këto që janë propaganduar, por më duket një ide fëminore ose Rama nuk po do ta kuptojë dhe po vazhdon në gabim se sa i përket Open Balkan, në Prishtinë është bërë një shprehje e famshme, ‘nga Open Balkan në Blody Balkan’.  

Rama dhe udhëheqësit e tjerë në Shqipëri duhet ta dinë se Serbia është ende shtet kriminel. Vuçiçi ka qënë ministër në regjimin e Millosheviçit, dhe nuk është tërhequr nga e kaluara e tij. Kjo i bie që ai është pjesmarrës në ato krime kundër njerëzimit dhe nuk ka kërkuar falje. Përnjëherë nuk mund të bëhesh engjëll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco