Kreu i Policisë Nano pret në një takim ambasadorin e Çekisë dhe oficerin e kontaktit

Kreu i Policisë Nano pret në një takim ambasadorin e Çekisë dhe oficerin e kontaktit

17:44, 27/10/2021
A+ Aa A-

Ambasadori i Republikës çeke Jaroslav Ludva, i shoqëruar nga Oficeri Ndërlidhës i Policisë çeke z. Adriatik Shino, ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano.

Nano dhe Ludva kanë vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin e deritanishëm dhe u dakordësuan për ta fuqizuar më tej këtë bashkëpunim.

Ambasadori Ludva i ka shprehur mbështetjen Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano, për vijimin dhe për përmirësimin akoma më shumë të marrëdhënieve mes policisë shqiptare dhe asaj çeke, mbështetje që do të konsistojë në fushën e sigurisë rrugore, në trajnime, në bazë logjistike, në shkëmbime të informacioneve për grupe kriminale dhe në operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar. 

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka falënderuar ambasadorin dhe Oficerin e Kontaktit z. Adriatik Shino, për kontributin e tyre në mbështetjen që Policia çeke i ka dhënë Policisë shqiptare deri tani dhe ka siguruar ambasadorin për angazhim personal në forcimin e marrëdhënieve mes dy policive në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco