VIDEO-SYRI TV/ Qeveria shqiptare asnjë paketë për qytetarët, Rama rrit veç borxhin

VIDEO-SYRI TV/ Qeveria shqiptare asnjë paketë për qytetarët, Rama rrit veç borxhin

17:36, 27/10/2021
A+ Aa A-

Në të njëjtën ditë me mbledhjen e qeverisë në Prishtinë u mblodh edhe qeveria "Rama" në Tiranë.

Por ndryshe nga qeveria e Kosovës, ekzekutivi shqiptar nuk ka miratuar asnjë vendim për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve, por përkundrazi ka shtuar edhe më shumë borxhet në xhepat e shqiptarëve me miratimin e eurobondit 700 milionë euro. E sipas ministrave këto para do të shkojnë kryesisht për projektet infrastrukturore.

Nga SYRI TV

Përballë krizës së mundshme energjitike dhe rritjes më të lartë të çmimeve qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar direkt konsumatorin.

Pas mbledhjes së qeverisë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se është miratuar fondi në adresë të operatorit të shpërndarjes për të lehtësuar pasojat e krizës.

Në mes të një krize të mundshme dhe teksa buxheti pritet të miratohet, qeveria po bëhet gati të dalë në tregun e huaj për të kërkuar sërish borxh që në të ardhmen do të paguhet nga taksapaguesit.

Inflacioni në produktet e shportës është afër objektivit të Bankës së Shqipërisë me 2.7% sipas EUROSTAT duke shënuar një rritje të fortë të mallrave të shportës.

Një prej produkteve që ka njohur rritjen më të lartë të çmimit është nafta që sot po tregtohet deri në 185 lekë për litër në pikat e shitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco