Ujësjellësi i inauguruar me bujë nga Rama helmoi qindra banorë

Ujësjellësi i inauguruar me bujë nga Rama helmoi qindra banorë

09:35, 27/10/2021
A+ Aa A-

Prezenca mbi normë e amoniakut në ujë mund të ketë sjellë helmimin e qindra banorëve në Krujë. Nga analizat fiziko-kimike, të cilat janë bërë publike nga Ujësjellës Kanalizime Kruje, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së diele, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm. Gjithsesi, ujësjellësi thotë se ky rast mbetet për t’u verifikuar pasi analizat periodike të kryera nga laboratorët e NjVKSH-së përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale.

Pak muaj më parë, gjatë fushatës elektorale, ujësjellësi i Krujës u inaugurua nga Kryeministri Rama, i cili piu ujë aty, pasi mbushi një bidon plastik në rubinet.

“Uji i pijshëm i Krujës, 24 orë, gëzuar! Perfekt”, shprehej Rama, duke i zgjatur bidonin Milva Ikonomit, në atë kohë ministre e Bujqësisë, e cila nuk ngurroi aspak të pinte nga i njëjti bidon ku piu edhe Kryeministri.

Ndërsa më pas, Rama i kërkoi që po të njëjtin bidon me ujë, t’ia kalonte kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushit, për të cilin pati edhe një kërkesë më pas: “Artur, mbaje ta kesh. Shishja e parë. Urdhëro dhe tapën edhe çoja Partisë Demokratike”.

Por vetëm pak muaj më pas, duket se cilësia e ujit perfekt që piu Rama do të ndryshonte. U kontaminua në atë masë sa të helmonte qytetarët e Krujës. Në deklaratën zyrtare të Ujësjellësit përdoret termi amoniak, megjithatë dihet tashmë se bëhet fjalë për jashtëqitje kafshësh që kanë depërtuar në ujë, sigurisht për shkak të reshjeve, por që në rast se tubacioni dhe izolimi do ishte brenda standardeve, nuk do të depërtonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco