'S'dua të bunkerizoj PD'/ Basha përplaset me krerët e degëve: Nuk dal në terren, do dërgoj Gaz Bardhin

'S'dua të bunkerizoj PD'/ Basha përplaset me krerët e degëve: Nuk dal në terren, do dërgoj Gaz Bardhin

22:09, 26/10/2021
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është përplasur me kryetarët e degëve të kësaj partie në rrethe, në mbledhjen që është zhvilluar mbrëmjen e sotme në selinë blu.

Mbledhja ka nisur rreth orës 18.00 dhe është mbyllur në orën 21.00, ndërsa burime për Syri.net bëjnë të ditur se në takimin me dyer të mbyllura Basha është vënë në pozitë të vështirë disa herë nga drejtuesit lokalë të PD.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë çështja e 'Reformës Territoriale' dhe 'Reformës Zgjedhore', dy propozime këto të opozitës që po e çojnë PD-në drejt një marrëveshje me Edi Ramën, në këmbim të dhënies së votave për zgjatjen e mandatit të komisioneve të Vettingut në Drejtësi.

Basha ka deklaruar se ka vendosur që në terren për Reformën Territoriale të dalë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, duke refuzuar sërish që të zbresë vetë në bazën e partisë. 

Basha refuzon anëtarësinë që t'i shmanget përballjes me pyetjet për çështjen e përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat. 

Në takim është cekur edhe lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deklarata e këtij të fundit sot nga Kavaja se do të kandidojë për kryetar partie, por Basha u është drejtuar me fjalët: “Nuk dua të bunkerizoj PD-në”, duke nënkuptuar raportet me ambasadën e SHBA.

Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku jonë i vetëm është Edi Rama,” – ka thënë Basha.

Mësohet se Basha është kundërshtuar nga Anton Pjetërnikaj, kryetar i PD në Paskuqan; Dashamir Aliko, kryetar i PD në Gjirokastër dhe Isuf Çelaj kryetar i degës së PD në Tropojë.

“Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngordh demokracia”, – mësohet të ketë thënë Pjetërnikaj.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje. Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve pas largimit të Berishës,”– kanë shtuar Aliko dhe Çelaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI26/10/2021 22:32

RAMA DO TE MBETET ARMIKU I PERJETSHEM NE PUSHTET I BASHES DHE BASHA HUMBESI I PERJETSHEM NE OPOZITE!!! PO DEMOKRATET? PO SHQIPTARET CFARE DO TE JENE? OPOZITARET E PERJETSHEM TE EDVIN KRISTAQ RAMES? IK MORE PLEHRE, SE DO TE VIJME ATY DHE DO TE HEDHIM NE MUTRAT E LANES!

Shto koment

Denonco