Caushaj: Ambsadorët e kanë tejkaluar diplomacinë në Shqipëri! Nuk ndodh në asnjë vend të rajonit

Caushaj: Ambsadorët e kanë tejkaluar diplomacinë në Shqipëri! Nuk ndodh në asnjë vend të rajonit

21:45, 26/10/2021
A+ Aa A-

Ekspertja e Komunikimit Rezarta Caushaj, ka hedhur akuza në drejtim të ‘turizmit ambasadorjal’ në Shqipëri, ku ka theksuar se ambasadorët e kanë tejkaluar përgjrgjësinë e tyre duke u futur te institucionet dhe punët e brendshme të vendit.

E ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, Caushaj ka kujtuar se kjo gjë nuk ndodh në Mal të Zi, nuk ndodh në Kosovë, nuk ndodh në Serbi, nuk ndodh në Maqedoni dhe së fundmi dhe në Turqi, pra kjo ndodh vetëm këtu.

Caushaj: Më ka bërë përshtypjes pasi e kam menduar dhe jam shprehur se është një strategji e mirëmenduar për të tërhequr vëmendjen në mënyrë demonstrative nga përgjegjësit dhe veprimet që bëjnë ambasdorët në Shqipëri duke u përpjekur ti hedhin një grimcë atdhetarizmi që shikoni se ne e duam vendin tuaj por mos shikoni çfarë bëjmë ne në vendin tuaj.

Për mendimin tim ambasadorët e kanë tejkaluar me veprimet e tyre në Shqipëri etikën ambasadorjale apo diplomacinë, pasi nuk është vetëm një turizëm në vendet turistike por është një ‘turizëm në institucione’.

Nuk ekziston ‘popullariteti’ si koncept kur i referohesh diplomatit, dhe nuk duhet të ekzistojë si koncept pasi është një koncept i huaj pasi diplomati ka një pozicion dhe mision shumë të veçantë të përfaqësimit të vendit të vet duke qëndruar në mënyrë periferike, duke mos marrë një rol qëndror, duke mos tërhequr vëmendje te vetja, duke mos ndërhyrë në politikën e brendshme, qoftë edhe në komunikimin publik qoftë edhe në mënyrë demonstrative, një diplomat e ka shumë të rëndësishme të mos tërheqë vëmendjen te vetja. Besoj se bie shumë në sy kjo taktika shumë e kundërt që po ndodh këtu, këtu po ndodh një përdorim i shoë-t televiziv për të tërhequr vëmendjen që ambsaadorët e kanë tejkaluar përgjegjësinë e tyre. Shoë e ka një target, një qëllim që po ndodh, nuk po ndodh rastësisht.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco