'Vettingu në politikë'/ Manjani: Basha, gati të shkatërrojë sistemin politik të 30 viteve të ardhshme

'Vettingu në politikë'/ Manjani: Basha, gati të shkatërrojë sistemin politik të 30 viteve të ardhshme

21:19, 26/10/2021
A+ Aa A-

"Lulzim Basha është gati të shkatërrojë sistemin politik të 30 viteve të ardhshme se pse nuk ulet me Sali Berishën". 

Kështu u shpreh ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në A Show me Adi Krastën në Syri Tv

Sipas Manjanit, propozimi i Bashës dhe mbrojtja me zell e kësaj teze, e bën atë komunist, pasi Parlamenti dërgohet në SPAK, në një kohë kur janë qytetarët ata që me votë caktojnë mandatet e ligjvënësve. 

Kjo, shton ish-ministri, do të sjellë pasoja afatgjata për sistemin politik dhe atë demokratik në vend.

Ylli Manjani: Së pari, destatuimi i Lulzim Bashës ka ndodhur për shkak të veprimeve të tij. Është një kryetar jo rezultativ. Kohët e fundit, së dyti, më ka habitur me idetë thellësisht komuniste që propozon dhe i mbron me zell. Është gati që të shkatërrojë sistimin politik demokratik të 30 viteve të ardhshme vetëm se pse nuk ulet me Sali Berishën. Të vendosësh Parlamentin në SPAK, është t'i thuash popullit nuk pyes për votën tuaj sepse vendimet i merr SPAK-u. 

Adi Krasta: E konsideroni një lloj kalimi të pavarësisë së institucionit më të rëndësishëm të pushtetit tek një agjenci... 

Ylli Manjani: Tek një agjenci e cila në fund të ditës varet apo jo nga Rama, ç'punë ka Prokuroria të caktojë mandate. Mandatet i ndan populli. Nëse Lulzim Basha vendos ta propozojë është komunist, rikthimi i frikshëm i Frontit Demokratik. Enver Hoxha e ka filluar betejën duke pushkatuar 40 deputetë. Se kishte në dorë pushkën ai, këta kanë në dorë Vettingun. Duan t'i japin vetes në dorë një instrument antidemokratik, të denoncuar nga Venecia. Nuk e llogarisin dëmin kolateral që i shkaktojnë vendit në 30 vitet e ardhshme. Unë nuk e di është apo jo komunist z.Basha, por ideja është komuniste. Nuk ka punë SPAK-u me ndarjen e mandateve, e bën populli. Nëse dikush ka mashtruar popullin për të marrë mandatin, SPAK duhet të investohet për ta futur ë burg jo për të hequr mandatin. Dhe sot baza legale është e plotë që SPAK të marrë për leckash më të bukurin e kësaj bote dhe ta fusë në burg. Ndërsa Lulzim Basha thotë mos e fusni brenda këtë të korruptuarin, por hiqini mandatin. Cili prokuror heq mandatin? Kjo është shpikje dhe racionalizim, është tërm i përdorur në kohën e Partisë së Punës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco