VIDEO/ Shembja e 40 banesave tek 5 maji/ Ngrihen banorët: S’kemi firmosur kontratë, do ndërtojnë kompleks

VIDEO/ Shembja e 40 banesave tek 5 maji/ Ngrihen banorët: S’kemi firmosur kontratë, do ndërtojnë kompleks

20:11, 26/10/2021
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për shëmbjen e rreth 40 banesave  pranë rrugës 5 maji të kryeqytetit, në kuadër të projektit të rindërtimit.

Banorët shprehen se banesat nuk kanë pasur dëme nga tërmeti I 26 nëntorit, ndërsa justrifikimi I bashkisë për një kompleks pallatesh për të prekurt nga tërmeti sipas banorëvë nuk qëndron, teksa pohojnë se aty pritet të ndërtohet një kompleks privat. 

Situata argavoi nga debatet verbale në përplasje fizike mes banorëve dhe policisë, ku nuk munguan edhe shoqërimet.

Banorët kaë pohuar se ju është lënë 1 javë kohë për t’u larguar nga banesat, ndërkohë që nuk dinë se çfarë do të ndodhë më tej.

Ata shprehen se nga institucionet ju është thënë që pas ndërtimit të pallateve, do të banojnë aty,  por nuk kanë firmosur asnjë kontratë.

Një tjetër banor I kësaj zone shprehet se KLSH ka kapur shkeljen që është kryer në këtë zonë,  por pavarësisht kësaj, shembja vazhdon. Sipas tij, dëmshpërblimi nga shteti do të bëhet me çmim reference dhe jo me çmimin real të tyre.

Të shqetësuar banorët shprehen se nuk ka asnjë projekt konkret në këtë zonë, duke akuzuar se shembja nuk po bëhet për interesa publike. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco